E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjatë punimeve të Samitit të Kryetarëve të Qeverive të Europës Qëndrore, Kryeministri Fatos Nano ka zhvilluar sot në Varshavë takime edhe personalitete të larta drejtuese të shteteve dhe q

Gjatë punimeve të Samitit të Kryetarëve të Qeverive të Europës Qëndrore, Kryeministri Fatos Nano ka zhvilluar sot në Varshavë takime edhe personalitete të larta drejtuese të shteteve dhe qeverive të vendeve të rajonit të Ballkanit.

Kryeministri Nano ka zhvilluar takime të veçanta me Kryeministrin e Sllovakisë, Kryeministrin e Sllovenisë, Presidentin e Unionit Serbi-Mali i Zi, Svetozar Maroviç dhe me Kryeministrin e Maqedonisë, BrankoÇervenkovski.

Kryeministri Nano ka biseduar me personalitetet rajonalë mbi marrëdhëniet mes vendeve të rajonit dhe krijimin e një Ballkani të hapur dhe me perspektivë të afërt europiane.

Kryeministri Fatos Nano ka siguruar bashkëbiseduesit se marrëdhëniet e mira me vendet fqinje, janë prioritet i politikave qeveritare të Tiranës.

Konkretisht, z.Nano ka biseduar në këto takime të veçanta për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve, mallrave dhe shërbimeve në rajonin tonë duke kontribuar për krijimin e një zone shengeni ballkanik.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›