E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano, në përfundim të Samitit të Kryetarëve të Qeverive të Europës Qëndrore, i është përgjigjur interesimit të gazetarëve të shumtë rajonalë dhe më gjerë, të cil

Kryeministri Fatos Nano, në përfundim të Samitit të Kryetarëve të Qeverive të Europës Qëndrore, i është përgjigjur interesimit të gazetarëve të shumtë rajonalë dhe më gjerë, të cilët ndoqën nga afër punimet e këtij Samiti të zhvilluar në Varshavë.

"Shqipëria dhe vendet e saj fqinje janë të angazhuara për të zhvilluar marrëdhëniet mes tyre dhe për të krijuar një Ballkan të hapur dhe me perspektivë të afërt europiane", u shpreh Kryeministri Fatos Nano, gjatë kësaj konference për shtyp.

Kryeministri Nano theksoi se problemet dhe konfliktet në Ballkan janë pjesë e së shkuarës dhe se marrëdhëniet e mira me vendet fqinje janë prioritet i politikave qeveritare të Tiranës.

"Shqipëria është shumë e angazhuar në nismat rajonale si Nisma e Europës Qëndrore apo Nisma e Europës Juglindore, gjë që na jep mundësinë të gjithëve për më shumë solidaritet dhe frymë bashkëpunimi", tha Kryeministri.

"Ne kemi mësuar të punojmë së bashku të jetojmë së bashku duke identifikuar të përbashkëta në aspektin shoqëror dhe atë ekonomik dhe në përpjekjet për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian", tha ai. Kryeministri Nano theksoi se "ka patur sukses edhe në zonën e Europës Juglindore, e cila po bashkëpunon për krijimin e një zone të tregtisë së lirë dhe se vendet e këtij rajoni po bëjnë operacionale marrëveshjet e tregtisë së lirë. "Ato po punojnë për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve, mallrave dhe shërbimeve në rajonin tonë duke kontribuar për krimin e një zone shengeni ballkanik", tha Kryeministri Nano.

Ai shtoi se "në vendet tona po ndërtohen institucione demokratike dhe po ngrihen kapacitetet e duhura në përshtatje me kërkesat dhe programet e BE-së në lidhje me proçesin e integrimit".

Përsa i përket marrëdhënieve me Maqedoninë, ne kemi realizuar shumë marrëveshje bilaterale dhe kemi realizuar marrëveshjen e tregtisë së lirë gjë që krijon mundësi për të përfshirë më shumë aktorë se vetëm qeveria në krijimin e mundësive të bashkëpunimit mes dy vendeve. Këto marrëdhenie kanë për qëllim angazhimin dhe nxitjen për realizimin e bashkëjetesës, demokracisë shumëetnike, shkëmbimin e përvojave, krijimin e tregjeve, krijimin e modaliteteve dhe nismave që na bëjnë të gjithëve më konkurues kur përballemi me sfidat ndërkombëtare, u shpreh z.Nano.

Pyetjes së gazetarëve lidhur me akuzat e Maqedonisë për krijimin e një Shqipërie të Madhe, Nano iu përgjigj se "kjo është çështje e së shkuarës". "Një gjë e tillë nuk ka qenë aspak një produkt shqiptar, erdhi si diçka e importuar, por unë besoj se tashmë kjo ka marrë fund, sepse shtetet e mëdha etnike në Ballkan nuk funksionojnë. Ideja e një shteti të madh në Ballkan duhet të zëvendësohet më një Ballkan të madh, një Ballkan që ka perspektivë europiane e që do të integrohet së shpejti me pjesën tjetër të kontinentit", tha Kryeministri Nano.

Kryeministri theksoi se "të gjithë janë të ftuar të kontribuojnë për konsolidimin e stabilitetit, që i sjell të gjitha vendet shumë pranë integrimit, të gjithë janë të ftuar të punojë për një rajon më të pasur në vlera dhe prodhime, dhe duhen lënë pas politika e ndërrimit të kufinjve apo problemeve ndëretnike".

I pyetur nga gazetarët e huaj lidhur me çështjen e Kosovës, Kryeministri Nano tha se Kosova po ecën me hapa të shpejtë në rrugën e përmbushjes së standarteve dhe se së shpejti do të jetë pranë përafrimit me strukturat ndërkombëtare, pasi kjo ështe pjesë e proçesit integrues në të gjithë Ballkanin.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›