Kryeministri Fatos Nano u nis sot në krye të një delegacioni zyrtar për të marrë pjesë në samitin e Sarajevës (Bosnje-Hercegovinë) të kryetarëve të shteteve dhe qeverive të Procesit të
Kryeministri Fatos Nano u nis sot në krye të një delegacioni zyrtar për të marrë pjesë në samitin e Sarajevës (Bosnje-Hercegovinë) të kryetarëve të shteteve dhe qeverive të Procesit të Bashkëpunimit të vendeve të Europës Juglindore, ku do të marrin pjesë liderë të rajonit.
Kryeministri do të mbajë nesër një fjalë në seancën plenare të samitit, në të cilën do të trajtohet thellimi i bashkëpunimit rajonal, ekonomik, politik dhe hapat konkretë në drejtim të integrimit të vendeve të rajonit në strukturat euroatlantike.
Gjatë dy ditëve Kryeministri do të zhvilloje takime me autoritetet më të larta të Bosnje-Hercegovinës dhe takime dypalëshe me kryetarët e qeverive të vendeve pjesëmarrëse në këtë samit.
Po ashtu, Kryeministri Nano do të zhvillojë një takim në Sarajeve me kontigjentin shqiptar, pjesë e misionit ndërkombëtar paqeruajtes në Bosnje-Hercegovinë.