Kryeministri Fatos Nano u takua sot pasdite me një grup nxënësish të shkollave të mesme të qytetit të Gjirokastrës, që përfaqësonin seksione të ndryshme të Parlamentit Rinor të këtij q
Kryeministri Fatos Nano u takua sot pasdite me një grup nxënësish të shkollave të mesme të qytetit të Gjirokastrës, që përfaqësonin seksione të ndryshme të Parlamentit Rinor
të këtij qyteti.
Gjatë takimit, parlamentarët e rinj e njohën Kryeministrin me problematikën më shqetësuese për moshën më të re, liberalizimin e pranimit në Universitet, aktivizimin e strukturave të shtetit në luftën kundër korrupsionit të administratës, problemet e profilizimit të shkollave të mesme, punësimin e të diplomuarve brenda dhe jashtë vendit në administratën publike etj.
Pasi vlerësoi kurajon dhe pjekurinë e trajtimit të disa prej
problemeve dhe shqetësimeve më serioze të shoqërisë së sotme shqiptare, Kryeministri Nano i ftoi parlamentarët e rinj që lëvizjen dhe angazhimin e tyre kurajoz ta adresojnë jo vetëm në procesin e sensibilizilit të problemeve, por edhe në krijimin e klimës për denoncimin publik të fenomeneve negative që frenojë dhe ngadalësojnë zhvillimin shoqëror.
"Qeveria ka nevojë për partneritetin tuaj në ndërtimin e teknologjive të liberalizimit të hyrjes në universitet, në përcaktimin e kritereve që nxitin rekrutimin e të diplomuarve në universitete brenda dhe jashtë vendit", theksoi Kryeministri Nano.
Me pas, Kryeministri Fatos Nano mori pjese sot ne mbremje ne ceremonine e perurimit te nje segmenti rrugor ne lagjen Dunavat te qytetit te Gjirokastres, e ndertuar me kontributin financiar te vete komunitetit, ne bashkepunim me Bashkine e Gjirokastres dhe PNUD-in.
Ne qender te lagjes Kryeministri Nano, i shoqeruar nga Kryetari i Bashkise, Murat Kaci, Ministri i Shtetit, Blendi Klosi, Minister i Energjitikes dhe Industrise, Viktor Doda, Nenkryetarja e Kuvendit te Shqiperise dhe deputete e zones Makbule Ceco, u prit nga banoret e zones.
Pas prerjes se shiritit Kryeministri Nano uroi banoret per rrugen e re te asfaltuar, rreth 400 metra e gjate, dhe i ftoi ata qe te vazhdojne bashkepunimin dhe partneritetin me perfaqesuesit e pushtetit vendor dhe donatore te huaj per te ndertuar objekte te tjera publike ne sherbim te komunitetit.
Pas kesaj, Kryeministri Nano shetiti se bashku me banoret gjate gjithe segmentit te ri rrugor duke komunikuar personalisht me banoret e lagjes Dunavat.
Kryeministri Nano pergezoi edhe perfaqesuesit e zyres se PNUD-it ne Gjirokaster per implementimin e projekteve ne ndertimin e objekteve publike qe nxisin interesimin dhe kontributin e komunitetit.