E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano vizitoi sot paradite Panairin Edil Levante, i çelur dje pasdite ne Tirane. Kryeministri Fatos Nano shoqerohej nga Ambasadori Italian ne Tirane, Attilio Massimo Iannucci,

Kryeministri Fatos Nano vizitoi sot paradite Panairin Edil Levante, i çelur dje pasdite ne Tirane.

Kryeministri Fatos Nano shoqerohej nga Ambasadori Italian ne Tirane, Attilio Massimo Iannucci, Ministri i Transporteve, Spartak Poci dhe Kryetari i Bashkise se Tiranes, Edi Rama.

Kryeministri Nano pergezoi firmat prodhuese qe kane prezantuar produktet e tyre ne kete panair, si dhe u shpreh se Qeveria Shqiptare e konsideron si nje element shume te rendesishem te angazhimit te saj krijimin e lehtesirave dhe hapesirave te domosdoshme per biznesin, me qellim rritjen dhe zhvillimin e qendrueshem ekonomik te vendit, si dhe integrimin e tregut shqiptar ne rrjetin rajonal tregtar dhe me gjere.

Edicioni i Pare i Panairit te Specializuar Italian u hap dje pasdite, ne Pallatin e Kongreseve, ne Tirane.

Ne kete Panair, prezantojne prodhimet e tyre 100 ekspozues nga rajone te ndryshme te Italise, Shqiperise dhe nga vende te ndryshme te Ballkanit. Nje vend i vecante ne kete Edicion te pare te Panairit, i eshte kushtuar prezantimit te teknologjive te reja te kompanive italiane, si makinerive te ndertimit, materialeve dhe pajisjeve elektroshtepiake, etj.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›