E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot një takim Drejtorin e ODIHR, Christian Strohal. Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime në lidhje me ecurinë e procesit elektoral dhe pergatitjet për zgjedhje

Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot një takim Drejtorin e ODIHR, Christian Strohal.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime në lidhje me ecurinë e procesit elektoral dhe pergatitjet për zgjedhjet e përgjithshme të këtij viti, ecuria e deritanishme e të cilit është konsideruar pozitive. Në këtë drejtim, Kryeministri Nano vlerësoi mbështetjen dhe asistencën e dhënë nga OSBE-ODHIR në drejtim të përmirësimit të kuadrit ligjor për zgjedhjet dhe reformen në këtë drejtim. "Kemi përmbushur tashme me një konsensus të gjërë të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR për zgjedhjet, përfshirë amendimin e Kodit elektoral, riorganizimin e KQZ, ligjin për ndarjen e re të zonave zgjedhore, ligjin për verifikimin dhe regjistrimin e shtetasve etj", tha z.Nano duke theksuar se kjo i ka sherbyer nje klime te favorshme per ecurine e ketij procesi.

Kryeministri shprehu bindjen se këto zgjedhje do të shënojnë progresin e duhur për të sjellë përfundimisht institucionin e zgjedhjeve në përputhje me standartet e demokracive më të përparuara në botë. Z.Nano rikonfirmoi se për të si drejtues i qeverisë dhe maxhorancës parlamentare është i rëndësishëm standarti i zgjedhjeve, transparenca, administrimi i drejte dhe i ndershem, si dhe respektimi ne te gjithe procesin i institucioneve, ligjit dhe Kushtetutes. Kjo do te siguroj qe te respektohet plotesisht vullneti i shqiptareve ne zgjedhjet e ardhshme, si dhe vazhdimesine e reformave integruese per te pershpejtuar integrimin euroatlantik te vendit. Për këtë tha z.Nano, ashtu si deri më sot ne jemi plotësisht të hapur për të bashkëpunuar me ju.

Në këtë funksion të dy autoritetet ndanë të njëjtin vlerësim se misioni i vëzhguesve ndërkombëtar gjatë periudhës zgjedhore dhe monitorimi i procesit është një mekanizëm që i shërben pikërisht bashkepunimit ne kete funksion.

Drejtori i ODIHR-it Strohal theksoi se institucioni që ai drejton do të vazhdojë te punoje me institucionet dhe faktoret ne kete proces duke kontribuar dhe dhënë asistencë të mëtejshme për realizimin me sukses dhe sipas standarteve ndërkombëtare të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›