E Diel, 1 Nëntor 2026

Zëvendëskryeministri Namik Dokle zhvilloi sot një takim të veçantë me Ministrin e Transportit dhe Komunikacionit të Greqisë, Mihalis Liapis. Në fillim të takimit, të dy autoritetet e lar

Zëvendëskryeministri Namik Dokle zhvilloi sot një takim të veçantë me Ministrin e Transportit dhe Komunikacionit të Greqisë, Mihalis Liapis.

Në fillim të takimit, të dy autoritetet e larta vlerësuan nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve mes dy vendeve në të gjitha fushat, duke ndarë të njëjtin vullnet për forcimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

Z. Dokle e vlerësoi vizitën e Ministrit të Transportit dhe Komunikacionit të Greqisë, Mihalis Liapis, si një impuls të ri në forcimin e bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në fushën ekonomike. Ndërsa Ministri grek Liapis, u shpreh se "tashmë mes dy vendeve ekziston një mirëkuptim i plotë për një të ardhme të përbashkët dhe për ta kthyer Ballkanin në modelin e bashkëpunimit".

Duke u ndalur në bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve, Zëvendëskryeministri Dokle vlerësoi ndihmën dhe prezencën e kompanive greke në ekonominë shqiptare. Ai theksoi se transporti është një sektor jetik në Shqipëri, duke vënë në dukje faktin se është bërë progres në zhvillimin infrastrukturor dhe të transportit në vendin tonë dhe kjo krijon mundësi dhe lehtësi më të mëdha për thithjen e investitorëve të huaj.

Të dy autoritetet ndanë të njëjtin mendim se zhvillimi i transportit ndikon në progresin e gjithanshëm të vendeve. Në këtë funsion, ata nënvizuan rëndësinë e rritjes së kontakteve dypalëshe në të gjitha nivelet. Në takim u disktua edhe për nënshkrimin së shpejti të një marrrëveshjeje mes dy vendeve në fushën e transporteve.

Ministri i Transportit dhe Komunikacionit të Greqisë, z.Liapis, shprehu vlerësimet për progresin e dukshëm të Shqipërisë, të vërejtur në këtë vizitë të parë të tij. Ai u shpreh se në të gjitha takimet e zhvilluara me autoritetet shqiptare kishte gjetur mirëkuptim dhe vullnet për bashkëpunim më të ngushtë në të ardhmen.

Gjithashtu, Ministri i Transportit dhe Komunikacionit të Greqisë rikonfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë greke në zhvillimin e gjithanshëm të saj, veçanërisht në proceset e integrimit euroatlantik.

Në takim, të dy autoritetet e larta diskutuan edhe për përpjekjet dhe mundësitë e lehtësimit të jetesës dhe lëvizjes së emigrantëve shqiptarë në Greqi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›