E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot një takim me Përfaqësuesin e Bankës Botërore për Zyrën e Shqipërisë, rajonin e Europës dhe Azisë Qendrore, Z.Nadir Mohammed. Në fillim të këtij

Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot një takim me Përfaqësuesin e Bankës Botërore për Zyrën e Shqipërisë, rajonin e Europës dhe Azisë Qendrore, Z.Nadir Mohammed.

Në fillim të këtij takimi, Kryeministri Fatos Nano theksoi rëndësinë që ka për Qeverinë Shqiptare bashkëpunimi me Bankën Botërore dhe u shpreh për përsosjen e mëtejshwm të kësaj marrëdhënie për realizimin e projekteve në zbatim dhe atyre të së ardhmes.

Kryeministri vlerësoi se "Banka Botërore mbetet partneri ynë kryesor".

Z. Mohammed e siguroi Kryeministrin Nano që ardhja e tij në Shqipëri në funksionin e shefit të misionit të BB-së do të përsosë më tej marrëdheniet e Bankws Botwrore me Qeverinë Shqiptare. Ai e ka siguruar Kryeministrin Nano për mbështetjen e vazhdueshme të projekteve aktuale dhe atyre që BB do të ketë në të ardhmen me Qeverinë Shqiptare.

Zoti Nano duke vlerësuar punën e këtij institucioni të rëndësishëm dhe kontributin e tij për zhvillimin ekonomik të vendit, i kërkoi Z. Mohammed që krahas projekteve të tjera, BB të japë një asistencë më të drejtpërdrejtë për problemet në luftën kundër korrupsionit, për transparencën për fondet buxhetore, rritjen e eksporteve, rregullimin e tregut financiar, rritjen e investimeve të huaja të drejtëpërdrejta, regjistrimin e pasurive të paluajtshme, etj.

Nga ana e tij Përfaqësuesi i BB i bëri të ditur Kryeministrit vazhdimin e tre prioriteve kryesore të punës së tij në krye të misionit të BB-së në Tiranë, të cilat kanë të bëjnë me përforcimin e mbështetjes së BB në implementimin e Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit Ekonomik dhe Social, mbështetjen e Qeverisë për vazhdimësinë e implementimit të programit për zhvillim, në kohë që Shqipëria do të kalojë nga IDA në IBRD (kredi komerciale) dhe rritjen e kapacitetit të Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri për zhvillimin dhe implementimin e programit mbështetës së BB.

Në përfundim të takimit, Z. Mohammed e garantoi Kryeministrin Fatos Nano për vazhdimin e projekteve të BB-së në Shqipëri.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›