Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot një takim me delegacionin e Senatit Italian, të kryesuar nga Presidenti i Komisionit përÇështjet e Jashtme të Senatit, z. Fiorello Provera. Në qendër t
Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot një takim me delegacionin e Senatit Italian, të kryesuar nga Presidenti i Komisionit përÇështjet e Jashtme të Senatit, z. Fiorello Provera.
Në qendër të takimit kanë qënë marrëdhëniet midis dy vendeve dhe hapat që do të merren në të ardhmen në këtë drejtim. Bashkëbiseduesit kanë ndarë të njëjtin mendim se tashmë është strukturuar një raport dinamik në të gjitha nivelet midis dy vendeve jo vetëm politik por edhe në atë të bisnesit etj.
Përfaqësusesit e lartë italianë kanë vlerësuar progresin e Shqipërisë dhe ndryshimin e imazhit të saj, si në ndryshimet e dukshme në infrastrukturë ashtu dhe në luftën kundër trafiqeve duke veçuar arritjet optimiste në goditjen e trafikut klandestin.
Kryeministri Nano në vazhdim ka shprehur vizionin me të cilin qeveria po kryen reformat integruese në vend duke nënvizuar reformën e decentralizimit gjë që do të nxisë bashkëpunimin midis rajoneve të ndryshme të të dy vendeve në fusha të ndryshme si turizëm, infrastrukturë, ndërsa në planin kombëtar pjesëmarrja e kompanive italine në proçesin e privatizimit, në telekomunikacion, në fushën bankare, energjitike etj.
Zoti Provera ka shpreh bindjen se Shqipëria do të vazhdojë tëe ketëe mbëeshtetjen e Italisë në rrugën e integrimit europian si dhe ka vlerësuar në veçanti rolin moderator të qeverisë shqiptare në rajon për nxitjen e inisiativave integruese duke lënë pas të kaluarën konfliktuale.
Gjithashtu, bashkëbiseduesit janë ndalur dhe mbi zhvillimet në proçesin e zgjedhjeve në Shqipëri. Kryeministri Nano është shprehur mbi hapat e bëra në këtë drejtim duke theksuar se qeveria është e vendosur për të garantuar në bazë të detyrimeve të saj kushtetuese dhe ligjore zgjedhje të lira dhe të barabarta.
Në këtë drejtim zoti Nano ka trajtuar gjatë takimit dhe diskutimet mbi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve duke e quajtur atë një "Debat me optikë tradicionale".
Sipas Kryeministrit, ky proçes mbart dy origjina të ndryshme, institucionale dhe politike ndërsa ka theksuar se variantin politik e kërkon lidershipi i opozitës. Kryeministri ka theksuar se në zgjedhjet vendore është i rëndësishëm funksionimi i Komisioneve Vendore, të cilat administrojnë proçesin zgjedhor pranë çdo komune ose bashkie si dhe shpallin rezultatin (KZQV) përkatës.
Perveç strukturave zgjedhore, për herë të parë në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri, është ngritur dhe funksionon në bazë të ligjit, Kolegji Zgjedhor i cili do të garantojë drejtësinë e këtij proçesi.
"Vizioni ynë është se zyrtarët e KQZ-së duhet të kenë integritet profesional dhe jo politik dhe nga ky fakt nuk mund të bëhen hapa prapa. Proçesi i plotësimit që bëhet sa herë ka vende vakante krijon mundësinë e progresit në këtë drejtim". Në rastin konkret për tre vendet vakante të KQZ-së -tha zoti Nano- maxhoranca ka votuar kandidaturën e patraqitur nga opozita në parlament, Presidenti i Republikës ka rizgjedhur një kandidaturë, e cila është propozuar nga opozita, ndërsa kandidatura e tretë është votuar nga KLD-ja anëtarët e së cilës ushtrojnë sovranitetin e votës dhe nuk mund të diktohen nga askush në vendimin e tyre.
"Problemi në Shqipëri është se kush kupton që do të humbë, krijon probleme mbi proçesin zgjedhor", tha Kryeministri ndërsa ka theksuar se e konsiderojmë si shumë të rëndësishëm faktin e respektimit të institucioneve. "Për këtë qëllim Qeveria ka ftuar monitoruesit ndërkombëtarë dhe ne vlerësojmë rolin e tyre të rëndësishëm për të monitoruar zgjedhjet, duke qenë të bindur se ato do të shënojnë progres për demokracinë në vend".
Në përfundim, bashkëbiseduesit kanë ndarë të njëjtin opinion se të gjithë faktorët në zgjedhje duhet të bëjnë detyrën e tyre, duke respektuar ligjin dhe institucionet.