E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano, në seancën e sotme parlamentare, i është përgjigjur pyetjeve të disa deputetëve të opozitës, lidhur me masat e marra nga strukturat qeveritare për përballimin e sit

Kryeministri Fatos Nano, në seancën e sotme parlamentare, i është përgjigjur pyetjeve të disa deputetëve të opozitës, lidhur me masat e marra nga strukturat qeveritare për përballimin e situatës së shkaktuar nga reshjet e dëborës në disa zona të vendit.

Në fjalën e tij, Kryeministri Fatos Nano u shpreh:

"Ne permbushje te detyrimeve te mia kushtetuese dhe ne mbeshtetje te nenit 97 te rregullores se Kuvendit te Republikes se Shqiperise, jam sot para jush ne një interpelence të kërkuar në datën 9 shkurt, që jo vetëm nuk është zhvilluar sipas rregullores, në javën e kaluar, por po them se nuk qenka fare urgjente, sepse deputetë të opozitës vazhdojnë të ngrohen duke e shtyrë kohën në Tiranë, - e kam fjalën për kërkuesit e interpelances dhe shefat e tyre, Ukperaj, Shehu, Gjana, Palaj, Memia, Hoxha dhe Gjoka,- ne lidhje me situaten ne veri te vendit per arsye te motit te keq dhe temperaturave te ulta dhe per te dhene shpjegim per masat dhe programet paraprake, si dhe politikat emergjente aftashkurtera per te perballuar kete situate nga ana e qeverise.

Sikunder jeni ne dijeni, qysh ne ditet e fundit te muajit Janar dhe sidomos javen e pare te muajit Shkurt, vendi yne u godit nga moti i keq me rreshje te shumta debore dhe temperatura teper te ulta, te cilat preken pothuajse gjithe vendin, por me se shumti 4-prefekturat e zones veri-verilindore. Qe ne fillim me lejoni te deklaroj se kjo situate, per te cilen do te flas me ne detaje me poshte, eshte perballuar si asnjehere tjeter.

Kjo gjendje e renduar e motit vazhdon edhe sot,edhe ne keto caste qe flasim dhe pse jo nen temperaturat e perpareshme.

Sipas informacioneve te marra, situata e emergjences nga rreshjet, deri ne oren 10.00 te dates 16.02.05, ne shkalle vendi paraqitej si me poshte:

Ne qarkun Diber, rreshjet e diteve te fundit nuk e kane perkeqesuar situaten. Po punohet per thellimin e shtratit ne perrojin e Kosares, komuna Luzni, per te evituar tejmbushjen e tyre per shkak te shkrirjes se debores. Rruget kombetare jane te kalueshme, me perjashtim te aksit Peshkopi-Qaf Draj (po punohet ne 5 km e fundit) dhe Ura e Cerenecit-Stebleve (te hapura 5 km, po punohet).

Ne qarkun Kukes, nuk ka patur perkeqesim te situates dhe nuk ka probleme ne ujembledhesat dhe lumenjte. Rruget kombetare jane te kalueshme. Rruget rurale me perjashtim te komunave Kalis, Arren, Gryk-Caj, ku vazhdohet te punohet, te tjerat jane te kalueshme.

Ne qarkun Shkoder, ne Puke dhe Malsine e Madhe ka patur 25 cm bore. Rreshjet kane veshtiresuar punen, por nuk kane sjelle ribllokime. Ujembledhesit e kaskades se Drinit deri tani nuk paraqesin situate kritike dhe po mbahen ne vezhgim te vazhdueshem. Rruget kombetare edhe ne kete qark jane te kalueshme dhe po punohet ne rruget rurale Fushe Arrez- Iballë dhe ne ate te Vermoshit.

Ne qarkun Lezhe, intensiteti i rreshjeve ka qene mesatar. Prurjet jane relativisht te larta. Hidrovoret ne gjendje pune dhe nuk ka nderprerje te energjise elektrike.

Ne qarkun e Beratit, ne zonat malore ka patur intensitet debore dhe momentalisht me veshtiresi kalohet ne Qafen e Devrise, ku po punohet per normalizimin e situates.

Ne qarkun Gjirokaster, ka patur intensitet te rreshjeve te shiut qe kane cuar ne rritjen e prurjeve te lumenjve, sidomos te Drinos, i cili ka dale nga shtrati dhe ka permbytur edhe toka bujqesore, por situata eshte nen kontroll.

Ne qarqet e tjera nuk ka elemente te emergjences.

Ne keto kushte edhe situata e furnizimit me energji elektrike po shkon drej normalizimit, probleme ka ne disa qarqe, sidomos:
Zona Burrel, ende 5 trasformatore te djegur, te cilet riparohen brenda dt. 20 shkurt 2005.

Zona Shkoder, eshte djegur transformatori i korpusit 1 te qytetit Shkoder 5609 kva, 300 abonente pa energji, po punohet per ta zevendesuar. Ne agjensine Koplik, ka probleme per shkak te djegies se transformatoreve ne komunat Gruemire, Kastrat, Kelmend. Ne agjensine Tropoje, trasformatori qe furnizon nje lagje te qytetit te Tropojes eshte djegur mbreme dhe sot do të zevendesohet. Ka probleme te tensionit te mesem ne fidrat e Ragamit, Pacit, Tropojes te shkaktuara ditet e fundit, si dhe 1200 abonente pa energji. Deri me daten 18 shkurt problemet riparohen.

Ne agjensine Lezhe, vetem trasformatori i fshatit Ungrej- Kashnjet eshte i djegur, kurse ne ate te Pukes ne fshatrat Molle Kuqe, Slice si dhe fidri i kulles televizive te Milles, ku dhe po punohet. Ne agjensine e Hasit jane dy trasformatore dhe 2 fidra fshatrash te demtuara dy ditet e fundit dhe po punohet per riparim sa me te shpejte te tyre.

Ne zonen e Beratit eshte demtuar magjistrali kryesor i Corovodes deri ne piken shperndarese te Melpves si dhe fidri i Potomit. Po punohet per eleminimin e avarise.

Ne agjensine e Kolonjes qe dje nuk furnizohen me energji elektrike fshatrat Kaltanj, Qesarake dhe Radovicke per difekt ne fider.

Zoti Kryetar, te nderuar zoterinj deputete!

Dua te deklaroj qe ne fillim se kjo situate nuk na gjeti te papergatitur dhe ju bej me dije se te gjitha strukturat shteterore qe ne fillim e ne vazhdim, iu kunderpergjigjen me nje organizim efikas perballimit te saj dhe minimizimit te pasojave direkte mbi popullaten. Theksoj me qetesi dhe me kenaqesi per shkak te informacioneve qe kam, por dhe nga kontaktet e mia te drejtperdrejta ne terren dhe te shumices se ministrave dhe deputeteve tane ne terren, si rralle ndonjehere ka pasur edhe nje harmonizim te veprimtarise se niveleve te ndryshme te pushteteve pavaresisht orientimit politik. Gjithashtu u vu re nje angazhim me i madh dhe i shume i mirepritur i sipermarrjes se lire, shoqerise civile e keshtu me radhe. Ende, mendoj se mbetet nje problem angazhimi me i mire i komuniteteve. Ne te gjithe duhet te punojme qe njerezit te mos shohin me sy vetem nga shteti, edhe per nje barre dru, -edhe per nje qese me miell. Dimri ishte ne kohen e vet, nuk ra bore ne gusht qe te na gjente ne dhe njerezit te papergatitur.

Sidoqofte, nen drejtimin e drejtperdrejte timin dhe me angazhimin shume intensiv, operacional dhe njerezor te zv/kryeministrit ne kemi operuar dita-dites, ne perputhje me zhvillimin e situatave ne terren duke harmonizuar gjithe faktoret potencial ne eleminimin e pasojave dhe kthimin e normalitetit. Dy dite pasi situata e renduar u be prezente, Ministria e Pushtetit Vendor akordoi nga buxheti i vet 10 milion leke per shtabet e emergjencave prane prefekturave, per te mbeshtetur veprimtarine e tyre per zhbllokimin e situates. Nderkohe disa dite më pas me Vendim te vecante te Keshillit te Ministrave u akordua nje fond prej 100 milion lekesh, kryesisht per ndihma ushqimore per popullaten e izoluar dhe per te terhequr sa me shume mjete te renda nga sektori privat per te zhbllokuar akset kryesore rrugore. Qeveria punoi edhe me partneret euroatlantike dhe me struktura te specializuara te organizatave partnere. Ju drejtuam edhe komisionereve perkates ne BE dhe organizmave te saj qe menaxhojne te tilla situata. Te njejten gje beme edhe me struktrat e NATO-s, si ne vend, ne Bruksel edhe ne vendet fqinje, edhe pse ishim te informuar, sikurse i gjithe populli, se situata e renduar e dimrit ishte prezente edhe ne vendet e tjera europiane, madje edhe me gjere. Pavaresisht nga ndihma e kerkuar, orientimi yne ishte te mos qendrohej ne pritje, por situata te menaxhohej ne radhe te pare e kryesisht nga strukturat tona, të cilat te vena ne prove funksionuan me se miri. Tashme mund te pohojme pa ndrojtje se eshte e para situate qe perballojme thuajse teresisht me mjetet tona monetare dhe materiale, me deme minimale ne njerez, ne gjene e gjalle, pronen shteterore dhe ate private.

Disa rapsode te njohur te gjemave vazhdon "t'i haje meraku" pse qeveria nuk shpalli sic thuhet rendom "situaten e gjendjes se jashtezakonshme". E para, nga pikpamja ligjore, ne te tilla raste nuk shpallet gjendje e jashtezakoneshme, por "gjendja e fatkeqesise natyrore", e dyta se edhe nje e tille shpallet vetem kur situata del nga kontrolli i strukturave shteterore te ngarkuara per kete qellim dhe sidomos kur humbjet ne njerez, gje te gjalle dhe ne prone private i kaloje shifrat normale te situatave te tilla. Sikunder jeni deshmimtare, "fale Zotit" asgje te tille nuk patem, me perjashtim te deshires se disa te semureve qe e uronin nje gje te tille, sepse e kane zakon qe kredon politike ta sigurojne nga situata fatkeqesish natyrore, ose qe i sajojne vete, kur nuk ka te tilla.

Zoterinj deputete!

Deshiroj tju informoj se Qeveria qe une drejtoj, ceshtjen e emergjencave civile, nuk e ka lene "per diten kur e keqja troket ne dere". Me propozim te qeverise, ne mars te vitit 2001, Kuvendi i Shqiperise, miratoi ligjin nr.8756 "Per emergjencat civile", e ne zbatim te tij me urdher te vecante te Kryeministrit u ngrit nje grup nderdikasterial, i cili hartoi "Planin Kombetar te emergjencave civile", se bashku me harten e 6 faktoreve kryesore qe mund te sjellin pasoja emergjente ne gjithe teritorin e vendit. Plani Kombetar i Emergjencave Civile, tashme i miratuar nga qeveria eshte dokumenti kryesor i politikave te Shtetit Shqiptar ne fushen e emergjencave civile. Ne perputhje me te, qeveria ka orientuar te gjitha ministrite, po vecanerisht Ministrine e Mbrojtjes, per te rikonstruktuar dhe riaftesuar strukturat e saj me drejtim kryesor edhe angazhimin ne perballimin e emergjencave civile.

Plani kombetar presupozon veprimet e menjehershme, afatshkurtra dhe afatgjata me synim qe:

Te parandalohet, lehtesohet dhe riaftesohet nga cdo demtim qe prek popullaten, gjene e gjalle, pronen, trashegimnine kulturore dhe mjedisin nga emergjencat civile.

Te sigurohen kushtet per institucionet publike dhe private, per veprimtarine ekonomike dhe per popullaten, per kalimin nga gjendje normale e jeteses dhe e punes ne nje situate emergjente, me sa me pak humbje vecanerisht ne njerez.

Te garantohet perdorimi i te gjitha burimeve te mundshme te shtetit me qellim sigurimin publik, ruajtjen e vazhdueshme te ekonomise kombetare, lokalizimin e zones se emergjencave dhe lehtesimi i pasojave.

Pavarësisht nga shtrirja territoriale, dua te theksoj se ne rastin me te fundit vetem 11 % e popullates ne te gjithe vendin u atakua realisht rende nga efektet e izolimit dimeror dhe vetem 30% e saj ishin ne kushte te veshtira e kerkonin ndihme te posacme, perjashtuar rastet e emergjencave shendetesore.

Une dua te pershendes te gjithe ata deputete dhe funksionare, qe qysh ne momentet e para, jo vetem kane qene prane elektoratit te tyre, por vecanerisht kane mbajtur lidhje konstruktive dhe bashkepunuese me strukturat shteterore qe menaxhojne te tilla situata. Ata njerez te zgjedhur dhe te mire qe pa bere zhurme e reklame vetes, kane kontribuar realisht.

Perballimi i situates se emergjences, ka kerkuar mobilizimin e mjaft strukturave dhe eshte shoqeruar me shpenzime te konsiderueshme monetare e materiale. Ndonese faturat perfundimtare nuk jane nxjerre deri tani llogariten te shpenzuara rreth 400 milion leke dhe ne menyre me te detajuar permendim:
Ministria e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, mbeshtetur ne "Planin Kombetar te Emergjencave Civile", ka menaxhuar gjithe situaten e krijuar nga reshjet e debores. Vec fondit prej 10 milion lekesh nga buxheti i vet ka menaxhuar dhe 95 million leke nga buxheti i shtetit prej te cilave 40 milion per ndihma ushqimore dhe 55 milion per punime te tjera vene ne dispozicion te shtabeve te emergjencave ne prefekura. Nga Rezervat e Shtetit, strukture kjo e kesaj Ministrie jane shperndare shume ton ndihma te destinuara kryesisht per familjet ne nevoje, sipas kerkesave te njesive te qeverisjes vendore, ne veri dhe ne jug te Shqiperise ( ju kujtoj se ne jo pak raste per efekt te transportit, kostoja e nje kg miell te derguar per ndihme me ane te ajrit ka shkuar deri 20 mije leke te vjetra nga 3200 leke të vjetra qe blihet me shumice mielli i vendit). Me ndihmen e forcave te KFOR-it u be e mundur shperndarja edhe ne disa zona te vecanta te qarkut te Kukesit, ne te cilat nuk kishte mundesi te hynin mjetet tona, sasia e nevojshme e ushqimeve te emergjences. Ne daten perkatese, 6 helikopter, njeri per emergjencat shendetesore, kryen 45 fluturime, ne te cilat asistuan 40 trupa te 11 kombeve, te brigades se KFOR-it, per te transportuar 29.300 kg ushqime.

Qendra nderoperacionale e emergjencave civile, ne vartesi te Ministrise se Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, qe ne momentet e para ka patur nen kontoll gjithe situaten dhe ka bashkerenduar veprimet me gjithe strukturat e tjera te shtetit, per te organizuar menaxhimin efektiv te mjeteve, ne ndihme te zonave te bllokuara dhe orientimin e shtabeve rajonale te ngritura prane cdo prefekture dhe ne njesite e qeverisjes vendore.
Ministria e Energjitikes, ka qene me e goditura, sidomos sistemi i shperndarjes dhe transmetimit te energjise elektrike. Deri tashme llogariten rreth 200 milion leke, demtime ne transformatore e fidra shperndares. Mbi 50 transformatore te madhesive te ndryshme te djegur, disa prej te cileve ende te pariparuar, mijra km linja te rrezuara etj. Perballimi i tyre ka kerkuar shpenzimin e mbi 20 milion lekeve. Po keshtu nga ndermarjet e naftes ne vartesi te kesaj ministrie jane derguar mbi 8 milion leke ndihma materiale direkte dhe mjete mbeshtetese. Nga 2970 abonente qe ishin pa energji elektrike para nje jave, deri me daten 14 shkurt numeroheshin 1156 dhe keto ne zona ku eshte ende veshtire te trasportohen trasformatoret dhe mjetet e tjera per riparimin e difekteve.

Ministria e Mbrojtjes, ne zbatim te Urdherit te Kryeministrit nr.13 dt 26.01.05 "Per perdorimin e Forcave te Armatosura te Republikes se Shqiperise per perballimin dhe menjanimin e pasojave te shkaktuara nga rreshjet e diteve te fundit", pervec mobilizimit te te gjitha strukturave te veta, sipas llogaritjeve paraprake ka shpenzuar mbi 60 milion leke dhe pritet qe kjo shifer te shkoje deri ne 75 milion leke. Mbi 20 mjete te renda te saj edhe sot vazhdojne te punojne ne 5 qarqet me te goditur, tashme per hapjen e plote te rrugeve rurale. Nderkohe kane qene dhe jane ne gadishmeri te plote gjithe kapacitetet shendetesore te ketij dikasteri. Une falenderoj gjithe efektivat e kesaj ministrie per punen e lavderueshme ne perballimin e situatave, ne zhbllokimin e rrugeve dhe ne shperndarjen e ndihmave.

Ministria e Shendetesise, ka perballuar evakuimin e me shume se 40 rasteve per ndihme shendetesore me ane te ajrit. Se bashku me shperndarjen e 10 milion lekeve medikamente jane realizuar nga mjetet e saj te ajrit rreth 38 ore fluturimi me nje kosto prej rreth 30 mije e 500 euro. Spitalet rajonale te 6 prefekturave me te goditura kane qene ne gadishmeri te plote dhe nuk ju ka munguar furnizimi me medikamente.

Ministria e Rendit, e mobilizuar me te gjitha strukturat e saj ka shpenzuar per perballimin e situatave rreth 35 milion leke. Strukturat e saj kane mbajtur nen mbikqyrje pothuajse te gjitha akset rrugore dhe ne saje te kontrollit dhe udhezimeve te tyre, numri i aksidenteve rrugore ne akset e veshtira per kalim ka qene me minimali se ne cdo situate tjeter.

Ministria e Transporteve dhe vecanerisht Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve, ne bashkepunim me shtabet e emergjencave te prefekturave perkatese, ka bere organizimin e mjeteve te veta dhe te terhequra nga sektori privat jo vetem per akset rrugore, por edhe per ato rurale.

Keshtu ndonese procesi nuk eshte mbyllur ende dhe nuk eshte nxjerre fatura e plote e shpenzimeve, por nga mjetet e renda e traktore te vene ne dispozicion nga privatet, llogariten rreth 8500 ore pune, ose e barabarte kjo me rreth 26 milion leke. Kurse shpenzimet e pergjithshme te deritanishme nga strukturat e kesaj ministrie llogariten se jane 78 milion leke.

Aktualisht : Kemi orjentuar rivleresimin e situates ne cdo moment, pa menduar se situata ka perfunduar. Rreshjet e dy diteve te fundit deshmojne se ende nuk jemi shkeputur nga dimri dhe pasojat e tij.

Masa te vecanta po merren per te patur ne gadishmeri gjithe sistemin e kullimit per te mos kaluar nga situata e veshtire e debores ne situaten e veshtire te shiut apo rritjes se prurjeve nga shkrirja e debores.

Aktualisht te gjitha akset rrugore kryesore jane te qarkullueshem dhe vazhdon puna per hapjen e rrugeve rurale sidomos pas Urdherit te Kryeministrit per riorganizimin e shperndarjes se mjeteve te renda. Pas dy deri tre ditesh parashikohet hapja e rrugeve rurale ne komunat Bushtrice e Shishtavec (sot shkohet ne Topojan me rruge te hapur), Peshkopi - Kukes (perfshi te gjitha komunat qe jane deri ne kilometrin 23) dhe Puke-lballe. Porosi te vecanta jane dhene per te kontrolluar gjendjen e rrugeve per efekt te shkarjeve dhe parandalimin dhe eleminimin e pasojave nga orteqet, si ato ne akset Milot-Rubik apo Milot-Qafe e Bendit.

Strukturat shteterore ne keto rajone dhe njesite e qeverisjes vendore jane porositur te evidentojne demet dhe nevojat materiale per rikuperimin e pasojave, sidomos ne shtepite e banimit dhe infrastructure".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›