E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano i është përgjigjur sot pasdite ne seancë plenare pyetjes së deputetit Fatos Beja, lidhur me çështjen e zbatimit nga ana e geverisë te ligjit "Per kthimin dhe kompensimi

Kryeministri Fatos Nano i është përgjigjur sot pasdite ne seancë plenare pyetjes së deputetit Fatos Beja, lidhur me çështjen e zbatimit nga ana e geverisë te ligjit "Per kthimin dhe kompensimin e prones" që nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Në këtë përgjigje, Kryeministri Nano u shpreh:

"Objekti i kesaj pyetjeje ka te beje me nje ceshtje te rendesishme, me zbatimin e ligjit nr. 9235, date 29. 7. 2004 "Per kthimin dhe kompensimin e prones". Per hartimin e ketij akti, qeveria qe une drejtoj, bashkepunoi me struktura te shumta kompetente, me perfaqesues te shoqatave te pronareve, si dhe shfrytezoi asistencen e OSBE, duke u angazhuar seriozisht per nje kohe te gjate. Ishte kjo edhe nje nga arsyet qe ligji u miratua nga ky Parlament me konsensusin e gjere te dy partive kryesore.

Pas miratimit ne Kuvend, Keshilli i Ministrave dhe institucione te tjera ne varesi te tij, siç me rezulton dhe Komiteti Shteteror i Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, kane bere kujdes maksimal qe dispozitat e tij te gjejne zbatimin e duhur.

Duke iu pergjigjur ne thelb pyetjes se deputetit Beja, duhet te them se neni 10, i ligjit nr. 9235, date 29. 7. 2004 "Per kthimin dhe kompensimin e prones" nuk ngarkon Keshillin e Ministrave me ndonje detyrim te posaçem per nxjerrjen e akteve nenligjore.

Ky nen thote shprehimisht: "Kur nie shpronesim eshte bere ,per nje interes publik dhe Komiteti Shteteror per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave verteton se prona e paluajtshme nuk perdoret me per kete qellim, ajo i kthehet subjektit te shpronesuar, kurse subjekti i shpronesuar, kur eshte shperblyer, i kthen shtetit shperblimin e marre",

Nga permbajtja e nenit 10, te ligjit te sipercituar, rezulton se per kete çeshtje ka vetem nje organ shteteror qe ngarkon ligji per tu shprehur me vendim. Ky eshte Komiteti Shteteror per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave. Ndersa per Keshillin e Ministrave, sic shihet, nuk percaktohet asnje kompetence apo detyrim ligjor.

Megjithate, Keshilli i Ministrave, gjate veprimtarise se tij vendimmarrese, duke vleresuar rigorozisht legjislacionin ne fuqi, e ka zbatuar ate me perpikmeri.

Ne kete menyre, ai ka vepruar edhe persa i perket zbatimit te dispozitave te ligjit per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave. Keshilli i Ministrave, qe para hyrjes ne fuqi te ketij ligji, me vullnet politik per realizimin e kthimit maksimal te prones tek ish pronaret e saj, ka marre te gjitha masat e mundshme institucionale e ligjore per te ndaluar dhenien ne perdorim, apo ne cfaredo forme tjeter te prones publike pa adrese. Ne kete menyre eshte synuar ti pritet rruga prirjeve te ndonje individi, apo institucioni per te vepruar me logjiken e venies para faktit te kryer.

Me urdherin e Kryeministrit nr. 265, date 1. 10. 2002 "Per evidentimin dhe nderprerjen e procedurave te tjetersimit ose dhenies me qira te prones shteterore, toke bujqesore, pyjore, livadhe dhe kullota" jane ngarkuar institucionet shteterore per ti evidentuar dhe nderprere procedurat e tjetersimit apo qiradhenies se prones shteterore. Me urdherin e Kryeministrit nr. 158, date 24. 11. 2003, "Per ngritjen e grupit qendror te punes per kryerjen e studimit per evidentimin dhe vleresimin e siperfaqeve te lira shteterore, per token bujqesore, livadhet, kullotat, pyjet dhe trojet" eshte pergatitur nje studim per identifikimin e siperfaqeve te lira.

Mbi bazen e tij, eshte hartuar dhe metodika e çmimeve, e cila po i vjen per miratim Kuvendit. Pas hyrjes ne fuqi te ligjit Nr. 9235, date 29.07.2004, Per kthimin dhe kompensimin e prones, me Urdherin nr. 12, date 25. 1. 2005, te Kryeministrit "Per ngritjen e grupit nderinstitucional te punes per ripercaktimin e territorit turistik ne zonen bregdetare jugore", ka filluar puna dhe po hartohet studimi i kesaj zone, ne menyre qe te evidentohen pronat e lira shteterore. Mbi kete baze, do te gjykohet e do te vendoset nga strukturat e ngarkuara me ligj se cdo te behet me keto prona te lira, duke synuar qe atyre qe do tu kthehet apo kompensohet prona ne kete zone, te mund te perfitojne edhe nga projekte ndertimore te gatshme.

Ne zbatim te strategjise se decentralizimit, si nje detyrim kushtetues dhe ligjor, bazuar ne ligjin nr. 8744, date 22. 2. 2001 "Per transferimin e pronave te paluajtshme publike te Shtetit ne njesite e qeverisjes vendore", Keshilli i Ministrave edhe pas hyrjes ne fuqi te ketij ligji, ka vazhduar transferimin e pronave shteterore tek njesite e qeverisjes vendore.

Nuk me rezulton qe per vendimet e kesaj natyre te miratuara deri me sot nga qeveria, te kete pasur ndonje kontestim ligjor, ne kuptim te nenit 10 te ligjit "Per kthimin dhe kompensimin e prones". Megjithate, nese eventualisht do te kete ndonje objeksion, qofte edhe per pronat e dajes a nendajes se dikujt, ky objeksion duhet drejtuar te Komiteti Shteteror i Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, organi kompetent i ngarkuar nga ligji, me te cilin qeveria eshte e gatshme te bashkepunoje me transparencen maksimale per zbatimin e ligjit".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›