E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot pasdite një takim me Sekretarin Parlamentar gjerman të Shtetit në Ministrinë Federale të Ekonomisë dhe Punës, z. Rezzo Schlauch. Në fillim të takimit

Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot pasdite një takim me Sekretarin Parlamentar gjerman të Shtetit në Ministrinë Federale të Ekonomisë dhe Punës, z. Rezzo Schlauch.

Në fillim të takimit Kryeministri Nano dhe z. Schlauch vlerësuan nivelin e shklëqyer të marrëdhënieve që ekzistojnë mes dy vendeve tona në të gjitha nivelet dhe fushat bashkëpunimit jo vetem ne fushen ekonomike, por edhe ate politike në nivelin më të lartë tashmë.

Nga ana e tij, Sekretari Parlamentar gjerman i Shtetit në Ministrinë Federale të Ekonomisë dhe Punës, z. Schlauch, u shpreh se vizita e Kryeministrit Nano në Berlin se afermi, takimi me Kancelarin Shreder dhe nënshkrimi i marrëveshjes me kompaninë gjermane për Aeroportin, do jenë një sinjal pozitiv për investitorët gjerman, për t'iu afruar më tej tregut shqiptar, i cili tashmë është i konsoliduar. "Ne vlerësojmë hapat që janë bërë në Shqipëri vitet e fundit në nxitjen e investimeve strategjike të huaja dhe Gjermania është e interesuar të bashkëpunojë më tej në këtë drejtim", theksoi z. Schlauch.

Zoti Nano u shpreh se, mbështetja e deritanishme e ofruar nga Qeveria Gjermane për zhvillimin ekonomik dhe social të Shqipërisë, si dhe asistenca në reformat e ndërrmarra dhe proceset e afrimit me strukturat europiane, është e mirëpritur.

Kryeministri Nano theksoi në këtë takim edhe angazhimin e Qeverisë Shqiptare në nxitjen dhe aktivizimin e mekanizmave ligjorë dhe institucionalë, në funksion të stimulimit dhe të krijimit të një klime sa më të favorshme për biznesin vendas dhe atë të huaj. Në këtë drejtim, Kryeministri Nano vlerësoi gjithashtu prezencën gjithnjë e në rritje të investimeve shumë prestigjoze gjermane në Shqipëri, duke përmendur kompani të tilla si Siemens, EON, Salzgitter, Thyssen, Hochtief etj. Gjithashtu, Kryeministri Nano nënvizoi edhe rëndësinë e bashkëpunimin në fushën e energjisë, infrastrukturës dhe turizmit.

Bashkëbiseduesit theksuan domosdoshmërinë e identifikimit të përbashkët të të gjitha burimeve potenciale që ofron ekonomia shqiptare, në rrugën e saj drejt hapjes dhe integrimit në tregjet rajonale dhe ato europiane.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›