E Diel, 1 Nëntor 2026

Nen drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano eshte zhvilluar sot mbledhja e rradhes e Keshillit te Ministrave ku u miratuan disa projektligje dhe një numër vendime të rëndësishme te cilat jane si v

Nen drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano eshte zhvilluar sot mbledhja e rradhes e Keshillit te Ministrave ku u miratuan disa projektligje dhe një numër vendime të rëndësishme te cilat jane si vijon.

• Këshilli i Ministrave miratoi vendimin "Për miratimin e modelit të dokumentit të identitetit të shtetasve shqiptarë".

Modeli i dokumentit do të tregojë mënyrën e kompozimit të tij, tekstet, logot dhe përmasat e tij. Për të arritur në variantin përfundimtar të dizenjimit të okumentit të Identitetit, nga ana e Ministrisë së Pushtetit Vendor dhe Deçentralizimit u organizua një konkurs mbarëkombëtar. Simboli kryesor i tij është shqiponja (pjesë e stemës së Republikës) dhe përkrenarja në qendër të saj.

Dokumenti i Identitetit është dokumenti themeltar i të gjithë shtetasve. Ai adopton standartet europiane të elementeve të sigurisë, përfshirja e të cilave do t'i afrojë shtetasit shqiptarë drejt familjes europiane dhe do t'i ndihmojë në procesin e lëvizjes së lirë. Në të janë përfshirë elementet e sigurisë më të mundshëm dhe është disenjuar një dokument cilësor si në paraqitje dhe në përdorim. Përbërësit e gjendjes civile të çdo qytetari suportohen tërësisht nëpërmjet këtij dokumenti.

Vendimi i paraprin procedurave të prokurimit për tenderin ndërkombëtar për informatizimin e shërbimit të gjednjes civile për prodhimin e Dokumentit të Identitetit, i planifikuar të hapet në fund të muajit gusht.

• Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u miratua edhe vendimi "Për dhënien e lejes për hapjen e Shkollës së Lartë Universitare jopublike "Zoja e Këshillit të Mïrë"

Shkolla e Lartë jopublike "Zoja e Këshillit të Mïrë", me seli qëndrore në Tiranë, do të ketë këto fakultete:

1. Fakultetin e Mjekësisë, që do të ofrojë këto kurse studimi me diplomat universitare përkatëse:
a)Mjekësi (6 vjet)
b)Odontoiatri dhe proteza dentare (5 vjet)
c)Farmaci dhe farmaci industriale (5 vjet)
d)Infermjeri (3 vjet)

2. Fakultetin e Shkencave Ekonomike dhe Politike që ofron këto kurse studimi me diplomat përkatëse:
a)Ekonomi dhe administrim ndërmarrjeje (3 vjet)
b)Marrëdhënie ndërkombëtare (3 vjet )

3. Fakultetin e Shkencave të Aplikuara që ofron këto kurse studimi me diplomat universitare përkatëse:
a)Arkitekturë (5 vjet)
b)Inxhinieri informatike (3 vjet )

Numri i studentëve që do të pranohen cdo vit akademik në këtë Universitet do të jetë: Në fakultetin e Mjekësisë 250 studentë, në fakultetin e Shkencave Ekonomike dhe Politike 100 studentë dhe në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara 100 studentë

Strukturimi i kurseve të studimit në këtë Universitet është konceptuar në frymën Deklaratës së Bolonjës, ndërkohë që mësimi do të zhvillohet në gjuhët shqip dhe në italisht.

Universiteti jo publik "Zonja e Këshillit të Mirë" është konceptuar në marrëdhënie partneriteti deh bashkëpunimi me disa universitete italiane si La Sapiennza, Torr Vergata, La Cattolica, Universita di Bari, duke synuar veç të tjerash edhe njohjen reciproke të diplomave përkatëse.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në prag të fillimit të vitit akademik 2004 – 2005 do të kontrollojë dhe verifikojë plotësimin e të gjitha kushteve që parashikon ligji për këtë Universitet.

• U miratua vendimi "Për një shtesë në VKM nr 322, datë 21.05.2004, "Për miratimin e listës së barnave që rimbursohen nga Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor dh emasën e mbulimit të çmimit të tyre".

Vendimi ka për qëllim përfitimin falas të barnave për kategorinë e pensionistëve, duke parashikuar që masa e mbulimit të çmimit të barnave të listës së barnave të rimbursueshme për këtë kategori të jetë 100%.

Efektet financiare për vitin 2004 do të përballohen nga buxheti i këtij, miratuar për ISKSH.

• U miratua vendimi "Për përcaktimin e disa kushteve lehtësuese për ndërtimin e burimeve të reja të prodhimit të energjisë elektrike".

Qëllimi i vendimit është të mbështesë për një periudhë afatmesme inisiativat private/publike, që kërkojnë të ndërtojnë objekte (burime) gjeneruese të energjisë elektrike me fuqi të instaluar mbi 5 MË, të cilët do të kontribuojnë për shtimin e prodhimit kombëtar të energjisë elektrike dhe përmirësimine situatës së furnizimit me energji elektrike të konsumatorëve.

Vendimi përcakton rregullat që duhen të ndiqen nga organet kompetente të specializuara shtetërore dhe subjektet investitore për të lehtësuar nga barra fiskale investimet ëpr ndërtimin e objekteve të prodhimit të energjisë elektrike, duke i përjashtuar nga taksat doganore të gjitha importet e makinerive dhe pajisjeve, që bëjnë pjesë në listën e makinerive dhe pajisjeve të objektit gjenerues.

• U miratua vendimi "Për fillimin e procedurave për dhënien me koncesion të hidrocentralit të Lanabregasit, Tiranë, dhe për përcaktimin e kritereve të vlerësimit të ofertave".

Paraqitja e këtij vendimi synon fillimin e procedurave për realizimin e dhënies me koncesion të hidrocentralit të Lanabregasit.

Hidrocentrali i Lanabgregasit në Tiranë është ndërtuar në vitin 1951 për prodhimin e energjisë elektrike nga uji i marrë nga Selita, me një prodhim mesatar vjetor prej rreth 37 milion kWh, si dhe përdoret gjithashtu për furnizimin e qytetit të Tiranës me ujë të pijshëm. Nga pikëpamja teknike, duke qenë se në këtë hidorcentral nuk janë bërë investime të rëndësishme dhe ndërhyrje të thella rehabilituese ka ujle të parametrave duke çuar në uljen e rendimentit dhe performancës së tij në tërësi.

Nisur nga domosdoshmëria e ndërhyrjeve të thella dhe të pajisjeve elektrike dhe mekanike të amortizuara për të rritur performancën deh jetën e tij është i domosdoshëm privatizimi i tij, duke gjetur mundësinë e pjesëmarrjes së kapitalit privat në rehabilitimin e tij, në formën e koncesionit të tipit ROT (rehabilitim, Shfrytëzim, Trasferim).

Për marrjen në koncesion të këtij hidorcentrali kanë paraqitur interes disa kompani vendase, për rehabilitimin, përmirësimin e teknologjisë dhe rritjen e prodhimit të tij. Projektet do të vlerësohen mbi bazën e kritereve si: vlera e investimit, koha e kryerjes së investimit, shkalla e ndërhyrjes për rehabilitimin e nyjeve kryesore të objektit, rritja e prodhimit të energjisë elektrike dhe të ujit. Shqyrtimi i tyre do të bëhet nga një komision i përbashkët i krijuar nga tre ministritë e linjës: Ministria e ekonomisë, e Industrisë dhe Energjitikës dhe ajo e Rregullim Territorit dhe Turizmit.

Projekti parashikon caktimin e OSHA (organit shtetëror të autorizuar) që do të kryejë të gjitha procedurat ligjore deri në firmosjen e Kontratës së Koncesionit, e cila do të miratohet më pas nga Qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë.

• U miratua vendimi "Për miratimin e marrëveshjes së Koncesionit të formës "ROT", ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Industrisë dhe e Energjitikës dhe Ministria e Ekonomisë, si organ shtetëror i autorizuar dhe "Yilmaz Kablo" S.A.S, për uzinën e televa dhe të kabllove, Shkodër".

Në zbatim të VKM 592, datë 28.08.2003 "Për dhënien me koncesion të Uzinës së Telave dhe Kabllove në Shkodër dhe për përcaktimin e kritereve të vlerësimit të ofertave: grupi i punës ka vlerësuar 4 kompani dhe bazuar në renditjen e tyre Organi Shtetëror i Autorizuar (OSHA) ka negociuar marrëveshjen e koncesionit të formës "ROT" me shoqërinë "Yilmaz Kablo" S.A.S, e cila vlerësohet për përvojën dhe standartet në këtë fushë.

Kontrata parashikon detyrimet dhe të drejtat e koncesionarit dhe të OSHA-së për të realizuar në kohë vënien në punë të Uzinës dhe rritjen e gamës së prodhimit sipas standarteve ndërkombëtare. Investimi në këtë objekt do të jetë 10 milion USD, i ndarë n tre faza brenda pesë viteve.

Koncesionari do të fillojë prodhimin brenda 6 muajve, duke mbajtur në punë të gjithë fuqinë punëtore me tendencë rritjen e saj në të ardhmen.

• U miratua vendimi ‘Për miratimin e marrëveshjes me ndarje prodhimi, ndërmjet iministrisë së Industrisë dhe të Energjiotikës të Republikës së Shqipërisë dhe OMV (Albanien) Adriatic Sea Exploration BMBH e Lundin Netherlands B.V për kërkimin dhe prodhimin e Hidrokarbureve në bllokun "Durrësi", në detin shqiptar".

Kjo marrëveshje konfirmon përpjekjet e qeverisë shqiptare për të thithur investimet e huaja në kërkimin e hidrokarbureve në Shqipëri.

OMV është prezent në Shqipëri që prej vitit 1991, kur filloi aktivitetin për kërkimine naftës dhe të gazit në bllokun Rodoni-1 në det. Në vitin 1998 aktiviteti i kësaj kompanie u zgjerua edhe në tokë. Rrëveshja parashikon kryerjen e operacioneve në ndarë në disa faza kërkimi, detyrimet e palëve etj. Kontrata ka si objekt kërkimin e hidrokarbureve në këtë bllok nëpërmjet futjes së metodave të reja që do të aplikohen për herë të parë.

• U miratua vendimi "Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr.170, datë 25.4.2002, të Këshillit të Ministave, "Për përcaktimin e procedurave dhe të kushteve për dhënien e lejeve e të autorizimeve për tregtimin e naftës, gazit e nënprodukteve të tyre".

Ndryshimet që propozohen janë në funksion të lehtësimit dhe përshpejtimit të procedurave dhe kushteve për pajisjen e subjekteve me leje tregtimi dhe realizimit më të mirë të rolit rregullator të shtetit në këtë treg.

Vendimi përcakton gjithashtu kërkesa më rigoroze për kushtet që duhet të plotësojnë impiantet e depozitimit dhe të mbushjes së bombolave të gazit të lëngët të naftës, një produkt ky me rrezikshmëri të lartë për njerëzit, vlerat materiale dhe mjedisin.

Vendimi parashikon gjithashtu edhe masat që merren për bllokimin apo heqjen e së drejtës së ushtrimit të aktivitetit në rastet e moszbatimit të rregullave të përcaktuara. Ky vendim do të garantojë akoma më tej një aktivitet normal të tregtimit të gazit dhe nënprodukteve të naftës, duke synuar shërbim më të mirë, produkte më cilësore dhe çmime standarte jo abuzive.

• U miratua në parim dhe Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Libanit, për nxitjen dhe mbrojtjen e ndërsjelltë të investimeve.

Marrëveshja synon intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik përmes nxitjes dhe mbrojtjes së investimeve reciproke, mbi bazën e përfitimit të ndërsjelltë.

Përmes kësaj marrëveshjeje krijohen kushte të favorshme për përkrahjen e investimeve të kryera nga investitorët e njërës palë në territorin e palës tjetër. Gjithashtu, marrëveshja parashikon kompensimin për humbjet nga lufta, kryengritjet e armatosura, luftes civile ose ngjarjeve të ngjashme.

• U miratua në parim "Marrëveshja e kredisë ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Fondit të OPEC-ut për Zhvillimin Ndërkombëtar, për projektin e menaxhimit të burimeve ujore".

Marrëveshja e kredisë me Fondin e OPEC-ut për Zhvillim Ndërkombëtar ka një vlerë prej 5.7 milion USD është pjesë e projektit të menaxhimit të burimeve ujore ka vlerën totale prej rreth 39 milionë USD, ku Banka Botërore do të financojë një shumë prej 15 milionë dollarë, Fondi Kuvajtian me 11.5 milion USD dhe Qeveria Shqiptare me 6 milion USD.

I gjithë fondi do të shpenzohet kryesisht për punime civile në rehabilitimin e skemave ujitëse dhe kulluese, me objektiv rritjen e të ardhurave të fermerëve si dhe krijimin e Bordeve të Kullimit.

• U miratua vendimi "Për miratimin në parim të marrëveshjes së grantit italian, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për zhvillim(IDA) për rehabilitimin e sistemit te kullimit në zonat që u nënshtrohen përmbytjeve sezonale"

Sipas vendimit, bëhet miratimi në parim i marrëveshjes me IDA-n si administratore e fondeve të grantit italian prej 1 950 000 euro. Ky fond do të përdoret për rehabilitimin e sistemit të kullimit në zonat që përmbuten si zëvendësimi i 2 elektropompave në hidrovorin e Balldrenit, i dy të tjerave në hidrovorin e Tërbufit në Lushnje. Po ashtu në 14 hidrovore të rëndësishme do të montohen 14 agregate të pastrimit të sgarave nga mbeturinat ë pengojnë punën normale të elektropompave.

• U miratua vendimi "Për miratimin në parim të marrëveshjes së kredisë. Ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Kuvajtian për zhvillim ekonomik arab, për projektin e rehabilitimit të ujitjes (faza III)

Marrëveshja e kredisë prej 11.5 milion USD me Fondin Kuvajtian është pjesë e financimit të projektit ëpr rehabilitimin e ujitjes. Në marrëveshje parashikohet që deri më 31 mars 2005 të përfundoi transferimi tek SHPU (shoqatat e përdorimit të ujitjes), i përgjegjësive menaxhuese për skemat e ujitjes, si dhe transformimi i drejtorive të ujrve në borde kullimi.

Objektivi kryesor i projektit të manaxhimit të burimeve ujore është rritja e të ardhurave të fermerëve nëpërmjet rehabilitimit të sistemeve të ujitjes dhe kullimit dhe rritjes së qëndrueshmërisë së sektorit të ujitjes, përmes fuqizimit të shoqatave të përdorimit të ujitjes dhe krijimit të federatave të shoqatave të përdorimit të ujitjes, si dhe riorganizimit të ndërmarrjeve të ujrave dhe shndërrimit të tyre në Borde Kullimi. Projekti do të mbështesë në krijimin e kuadrit të nevojshmë ligjor dhe institucional për mbrojtjen dhe ruajtjen e digave si dhe në rehabilitimin e tyre.

• U miratua vendimi për "Miratimin e kuotës së pranimit të studentëve në akademinë e Policisë "Arben Zylyftari", për vitin akademik 2004-2005".

Për vitin akademik 2004-2005 për të filluar studimet në Akademinë e Policisë "Arben Zylyftari", është planifikuar kuota prej 50 studentësh.

Përcaktimi i kësaj kuote, është bërë pas studimit të strukturave të specializuara të Ministrisë së Rendit Publik për personelin dhe formimin profesional të punonjësve të policisë së shtetit, duke patur parasysh nevojat për specialistë të lartë policie, krijimit të vendeve të lira nga daljet në pension, largimet apo përjashtimet nga policia.

• U miratua vendimi "Për një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2004, miratuar për ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe për Ministrinë e Pushtetit vendor dhe të Decentralizimit, për financimin e Festivalit Folklorik Kombëtar, Gjirokastër, 29 shtator -5 Tetor 2004"

Vendimi parashikon mbështetjen financiare më një fond prej 35.000.000 lekësh të këtij aktiviteti të madh mbarëkombëtar, duke synuar mbrojtjen, ruajtjen, promovimin, përhapjen dhe popullarizimin e vlerave më të mira të trashëgimisë kulturore, muzikore, koreografike, etnografike te krijuara nga populli ynë në shekuj dhe evidentimi i tyre nëpërmjet aktiviteteve të këtyre përmasave.

Shuma e akorduar do të ndahet:

• Fondi prej 6.000 000 lekë, në formë granti për Ministrinë e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, që do të ëprdoret për 12 qarqet pjesëmarrëse në festival;

• Pjesa tjetër, në shumën 29.000 000 lekë për Ministrinë e ulturës, Rinisë deh Sporteve, e cila do të përdoret për periudhën tranzitore dhe atë të zhvillimit të festivalit.

• U miratua vendimi "Për miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Malit të Zi, për transportitn Ndërkombëtar rrugor të udhëtarëve dhe të mallrave"

Marrëveshja ka për qëllim krijimin e kushteteve të përshtatshme, lehtësuese dhe reciproke për operatorët e transportit të të dy vendeve, me synim që lëvizja e tyre në pikat kufitare dhe në territoret e ndërsjellta të të dy palëve kontraktuese të kryhet pa pengesa.

Marrëveshja përcakton rregulla unike dhe të detajuara për mënyrën e operimit të transportuesve, duke krijuar kushte sa më të favorshme për shkëmbimin e mallrave dhe lëvizjen e udhëtarëve.

Marrëveshja parashikon ngritjen dhe funksionimin e Komitetit të Përbashkët të përbërë nga përfaqësuesit e autoriteteve kompetente të të dy palëve kontraktuese. Komiteti i Përbashkët do të trajtojë me hollësi të gjitha cështjet e ngritura për zbatimin me korrektësi të Marrëveshjes.

Komiteti i Përbashkët përcakton:

- formën e aplikimit për autorizimin dhe dokumentat shoqëruese për operatorin e transporitit;

- kushtet e mjedisit, sigurisë dhe kushte të tjera për lëshimin e autorizimit;

- kushtet e përdorimit dhe përmbajtjen e dokumentit të kontrollit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›