E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Gilani mohon akuzat ndaj Pakistanit

Kryeministri i Pakistanit Jusuf Raza Gilani i hodhi poshtë si absurde akuzat se vrasja e Bin Ladenit tregon paaftësinë e Pakistanit apo bashkëfajësinë në fshehjen e udhëheqësit të Al Kaidës.

"Kombi ynë është i bashkuar në vendosmërinë e tij për të eleminuar terrorizmin nga toka jonë e shenjtë. Pakistani nuk do të lejojë askënd ta përdorë territorin tonë për terrorizëm", tha Gilani gjatë një fjalimi në parlament.

Gilani theksoi besimin tek forcat e zbulimit dhe ato ushtarake, por shtoi se do të hetohet deri në fund se si Bin Ladeni jetonte në qytetin e Abotabadit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›