E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo: "Fitore, duke mundur manipulatoret"

Kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo, gjate turit te tij elektoral zhvilloi takime me anetare dhe simpatizante ne qytetin e Gramshit. Ne fjalen e tij ai u tha se jemi ne ne radhe te pare, qe duhet te bejme zgjedhje te lira dhe te ndershme, sepse kushti i pare dhe kryesor qe na ka vene Evropa eshte qe ne 28 qershor, te bejme zgjedhje perfundimisht te ndershme, jo zgjedhje te manipuluara. "Ju duhet te jeni shume te vendosur aq sa keni mundesi te kontribuoni, qe te mos lejoni profesionistet manipulatore, te manipulojne kete here zgjedhjet, gjithsecili ne vendin e vete, ne qendren e votimit, gjithsecili ne komunen e vete ne fshatin e vete, ne qytetin e vet, te luftoje per zgjedhje te ndershme, te mos lejojme manipulatoret, hajdutet e votave qe te na diktojne vullnetin politik te nje pakice qeverisese, qe te mund te shtyj me tej vitet e sundimit", tha Milo.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›