Berisha: Vrasja, nje akt kriminal
Fatjona Mejdini
Ruajtja e qetesise, vetepermbajtja dhe distancomi nga aktet kriminale, ka qene dje apeli i beri nga ana e kreut te ekzekutivit, menjehere pas ngjarjes se rende ne Qarkun e Durresit, me pasoje vdekjen e nje personi. Kryeministri Berisha i beri thirrje diten e djeshme te gjithe militanteve, nga te gjitha partite politike te ruajne gjakftohtesine dhe te distancohen nga aktet kriminale ne kete prag zgjedhjesh. Deklarata e kreut te qeverise, njekohesisht kryetarit te Partise Demokratike, Sali Berisha erdhi pas vrasjes se aktivistit demokrat, Artan Zeka ne Qerret te Durresit. "Kryeministri Berisha u ben thirrje te gjithe anetareve dhe militanteve te partive politike te distancohen nga aktet kriminale dhe te perkushtohen ne nje fushate zgjedhore te denje per njerez te lire. Kryeministri Berisha u ben thirrje te gjithe shqiptareve te ruajne gjakftohtesine dhe vetepermbajtjen dhe kerkon me force zbatimin e plote te ligjit mbi autorin e ketij akti kriminal", theksohet ne njoftimin per shtyp te Keshillit te Ministrave. Kryeministri Berisha e konsideroi aktin e djeshem si nje akt kriminal ne mesin e fushates zgjedhore. Ai gjeti rastin t'i shprehe ngushellimet me te sinqerta familjes se te ndjerit per kete ngjarje tragjike. Lutjet e kryeministrit Berisha dhe te gjithe shqiptareve shkojne per shpirtin e te ndjerit dhe familjes se tij. "Kryeministri Sali Berisha denon aktin kriminal te vrasjes se aktivistit te PD-se Artan Zeka dhe i shpreh ngushellimet e tij me te thella familjes se 32-vjecarit Artan Zeka, babait te tre femijeve, qe humbi sot tragjikisht jeten nga nje dore kriminale. Lutjet e Kryeministrit Berisha dhe te gjithe shqiptareve shkojne per shpirtin e te ndjerit dhe familjes se tij", theksohet ne deklaraten e qeverise. Nisur nga ngjarja e rende e ndodhur kryeministri Berisha i beri thirrje te gjithe aktivisteve dhe mbeshtetesve te Partise Demokratike te mbajne nje minute heshtje ne tubimet e tyre per humbjen e demokratit dhe mikut Artan Zeka. Ngjarja e rende ndodhi ne oren tete te paradites se djeshme ne komunen e Qerretit pak kilometra larg qytetit te Durresit. Sipas perfaqesuesve te Partise Demokratike ne kete qark ngjarja ka ardhur si pasoje e motive politike dhe kundershtimeve ne lidhje me vendosjen e simboleve te partive ne ambientet e kesaj komune. Perfaqesuesit e mazhorances, denuan rende ngjarjen dhe theksuan se ky ishte nje sinjal negativ ne lidhje me menyren se si parti te ndryshme po zhvillojne fushate zgjedhore. Ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2005 nje tjeter i ri, aktivist i te djathteve, humbi jeten ne nje zone te kryeqytetit gjate procesit te votimit. Keto ngjarje tragjike shihen me nje sy mjaft kritik nga vezhguesit nderkombetare dhe monitoruesit e tjere te zgjedhjeve ne Shqiperi.