E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Denojme krimin e rende ne Qerret

Ish-kryeministri socialist, njeheresh kryetar i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta eshte shprehur me tone te forta ne drejtim te vrasjes se militantit te PD ne Qerret te Kavajes. "Denojme krimin e rende ne Qerret te Kavajes. Jemi kunder dhunes ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit", ka qene deklarata e kryetarit te LSI, teksa ka denuar vrasjen e ketij qytetari, per motive teper banale dhe qe ka tronditur tere fshatin dhe zonen perreth, nderkohe qe fushata zgjedhore eshte ne pikun e saj. "Qytetaret te qendrojne larg dhunes", ka bere thirrje kreu i LSI, Meta. Duke kerkuar njeheresh qe qytetaret shqiptare te ruajne qetesine dhe te vetepermbahen, duke demonstruar qytetari dhe konstruktivitet politik, dy parime qe i kane karakterizuar anetaret dhe simpatizantet e te gjitha partive.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›