Rama: Vrasja tragjike, ne kerkojme denimin maksimal te autorit te krimit
Vrasja e veprimtarit te Partise Demokratike ne fshatin Qerret te Durresit, nga nje simpatizant i Partise Socialiste, referuar burimeve zyrtare, ka sjelle reagimin e menjehershem te kreut socialist, Edi Rama. I cili ne menyre te prere dhe te pa ekuivok e ka denuar kete vrasje, duke bere njeheresh thirrje qe te mos spekulohet politikisht me kete veper kriminale. "Shpreh keqardhjen e thelle dhe ngushellimet me te sinqerta familjes se viktimes, per kete ngjarje tragjike, qe eshte ndodhi per boten e trete dhe jo per nje vend qe eshte pjese e Evropes dhe do te integrohet ne BE, sic eshte Shqiperia, ku politika duhet te jete nje hapesire, ku ballafaqimi zhvillohet ne menyre qytetare dhe ku per shkak te ideve te ndryshme, nuk ka absolutisht asnje arsye, per te cenuar dinjitetin e njeri-tjetrit, e jo me integritetin fizik te personit", ka deklaruar dje kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, teksa i ka derguar ngushellimet me te sinqerta familjes se te ndjerit qe u nda nga jeta dje ne mengjes, pas ketij sherri per motive partiake. Njeheresh ai ka kerkuar denimin maksimal per autorin e krimit, qe ka tensionuar njeheresh dhe fushaten zgjedhore. "Ne te njejten kohe, kerkojme denimin maksimal te autorit, duke nenvizuar me force, se nuk ka asnje lidhje me Partine Socialiste, dhe se perfshirja e emrit te Partise Socialiste ne kete ngjarje, eshte nje spekulim i ulet qe ne e refuzojme me perbuzje", eshte shprehur me tone te forta kreu socialist, duke mohuar ne menyre te prere te gjithe hamendesimet, por dhe lajmet, sipas te cilave autori i krimit kishte lidhje me Partine Socialiste.