E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Nano, pasi i uroi sukses ne detyren e tij ne Shqiperi, beri nje ekspoze te marredhenieve tona me Zvicren, te cilat i cilesoi te nivelit shume te mire dhe ne progres te vazhdueshem. "Qev

Kryeministri Nano, pasi i uroi sukses ne detyren e tij ne Shqiperi, beri nje ekspoze te marredhenieve tona me Zvicren, te cilat i cilesoi te nivelit shume te mire dhe ne progres te vazhdueshem. "Qeveria shqiptare deshiron qe se bashku me qeverine dhe autoritetet zvicerane, te stimuloje me tej dialogun politik, nepermjet nxitjes se kontakteve dhe vizitave reciproke te niveleve te larta politike".

"Shqiperia ndjehet tashme e pergatitur per t'u inkluduar ne skema bashkepunimi e partneriteti, per te kaluar nga shkembimet e lira tregtare ne programe investimesh. Ne vleresojme se do te ishte me shume interes intensifikimi i perpjekjeve te perbashketa per te plotesuar kuadrin e bashkepunimit me te gjithe aktoret e mundshem, per ta dinamizuar e modernizuar ate. Qeveria shqiptare dhe komuniteti i biznesit do te mbeshtesin fuqimisht investimet zvicerane ne fusha me interes te ndersjelle" tha Kryeministri.

Kryeministri Nano gjithashtu ka vleresuar kontributet e Zvicres ne rajonin ballkanik. Ai tha se qeveria shqiptare eshte gjithmone e gatshme per te bashkepunuar me strukturat kompetente zvicerane per te persosur kapacitetet tona per bashkepunimin dhe paqen ne rajonin ballkanik.

Ambasadori Pircher, tha se Zvicra i kushton rendesi te vecante bashkepunimit me Shqiperine ne te gjitha fushat. "Duke vleresuar kontributet e Shqiperise ne politiken ballkanike si dhe arritjet e deritanishme, Zvicra ndjehet krenare te vazhdoje lidhjet e ngushta me te".

Ne kete kuader -tha zoti Pircher- Zvicra eshte e vendosur te thelloje me tej bashkepunimin, vecanerisht ne fushen e sigurise, rendit, ne luften kunder krimit te organizuar e trafiqeve te paligjshme etj. "Ne e inkurajojme Shqiperine ne rrugen drejt BE-se, prandaj edhe jemi te gatshem te ofrojme ndihme ne trajnimin e specialisteve shqiptare te angazhuar ne negociatat per Marreveshjen e Stabilizim-Asociimit".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›