Zedhenesi i Kryeministrit, Aldrin Dalipi dhe Zevendesministri i Rregullimit te Territorit dhe Turizmit, Artan Lame dhane nje Konference per shtyp mbi vendimet qe mori sot Keshilli i Rregullimit te Ter
Zedhenesi i Kryeministrit, Aldrin Dalipi dhe Zevendesministri i Rregullimit te Territorit dhe Turizmit, Artan Lame dhane nje Konference per shtyp mbi vendimet qe mori sot Keshilli i Rregullimit te Territorit te Republikes se Shqiperise.
Zedhenesi i Kryeministrit dha perpara gazetareve kete deklarate:
Zedhenesi i Kryeministrit:
U zhvillua sot, nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, mbledhja e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë (KRRTRSH) në të cilën u morën një numer vendimesh të rëndësishme që kanë të bëjnë me miratime studimesh urbanistike, sheshesh ndërtimi, ndryshime destinacionesh të zonave të ndryshme etj.
KRRTRSH vendosi sot miratimin e studimeve urbanistike të qyteteve Shkodër, Korçë, Pogradec, Sarandë, Berat, Elbasan dhe Vlorë si dhe vijat kufizuese të këtyre qendrave.
Ky miratim shpreh zbatimin e fazes se pare te vendimit te marre nga KRRTRSH-ja ne gusht te vitit te 2002, per kryerjen e studimeve te qendrave te qyteteve te kategorise se pare.
Ndërkohë që nga ana e Ministrisë së Rregullimit të Territorit dhe Turizmit po vazhdon puna me intensitet për përfundimin e studimeve të qendrave të qyteteve të tjera të rëndësishme të vendit.
Një tjetër vendim i rëndësishëm i KRRTRSH së sotme ishte edhe miratimi për sheshin e ndërtimit të një TEC-i të ri në Vlorë, si dhe shesh-ndërtimi për depozitat bregdetare dhe instalimet përkatëse portuale për naftë dhe nënprodukte të saj, po në Vlorë.
Për t'u veçuar është miratimi nga ana e KRRTRSH të sheshit dhe lejes së ndërtimit për objektin "Teleferiku Tiranë – Mali i Dajtit". Ky objekt I cili pritet të fillojë nga ndërtimi në muajin prill të këtij viti dhe të përfundojë brenda 17 muajsh, do të kushtojë 6,5 milionë euro dhe do të jetë një nga investimet më moderne të viteve të fundit në kryeqytetit tone.
Ndërkohë vendime të tjera ishin ato për ndërtimin e Universitetit Katolik në rrugën e Durrësit, miratimi i një zone shkolle për Kolegjin Turk në rrugën e Kavajës, si dhe disa vendime të tjera për objekte në funksion të veprimtarisë prodhuese, fetare dhe rezidenciale në komunat Kashar dhe Linzë.
Zevendesministri i Rregullimit te Territorit dhe Turizmit, Artan Lame iu pergjigj interesimit te gazetareve:
Pyetje: Zoti Zevendesminister, ku qendron specifika e mbledhjes se sotme te KRRTRSH-se?
Pergjigje: Specifika e kesaj mbledhjeje, qe ndoshta eshte e para ne llojin e vet qendron ne faktin se, per here te pare ne keta 12 vjet, KRRTRSH-ja nuk merret me projekte te vecanta apo te qendroje ne pritje te projekteve qe trokasin ne dyert e tij, por merret me studime te pergjithshme mbi bazen e te cilave do te merren leje te veçanta dhe vijimesia e problematikes qe shqyrton ky Keshill. Pra, me studime rajonale, sic ishte edhe ne rastin konkret, per zonen e Vlore-Nartes, e cila perfshin me teper se 10-15 objekte, si dhe projekte te veçanta qe perfshihen ne nje studim rajonal te pergjithshem. Te ketij karakteri ishin pergjithesisht edhe tematikat e tjera.
Pyetje: Zoti Zevendesminister: Ju thate se keni perfunduar studimet e disa qendrave urbanistike. Po per Tiranen çfare mund te thoni?
Pergjigje: E para do te kerkoja te mos vecohej Tirana nga qytetet e tjera, ne kuptimin qe jane 14 qytete qe perfshin ky projekt ose me mire 13+1 ose 13 + Tiranen me specifikat e veta. Ne kete mbledhje u miratuan 7 te paret. Ne mbledhjen ne vijim do te vazhdojme te procedojme me 6+1, pra, 7 te tjerat dhe mos harroni qe Tirana ka dhe specifikat e veta si kryeqytet, qofte per impaktin e projekteve qe permban qendra, qofte dhe per faktin qe eshte qender administrative jo vetem e qytetit, por qender administrative e te gjithe vendit, e te gjithe shtetit, pra e gjithe administrates publike, ka projektet dhe interesat e veta.
Pyetje: Zoti zevendesminister, sot KRRTRSH beri disa shfuqizime vendimesh, veçanrisht per zonen e Durresit. Cili ishte qellimi i tyre?
Pergjigje: Zona e Durresit u perzgjodh sepse koordinon te dy impaktet dhe zonen e qytetit me presionin e jashtezakonshem qe ka dhe zonen e plazhit me problematiken e vet qe ka vite qe rendohet. Ky eshte proces qe do te vazhdoje edhe ne zona te tjera dhe Kryeministri ne fjalen e vet kerkoi me insistim qe ne te dy kahet qe edhe Ministria e Rregullimit te Territorit dhe Turizmit dhe Kontrolli i Larte i Shtetit te vazhdojne keto procedura per hetimin dhe per zona te tjera.