Kryeministri Opozita po e perdor pushtetin e saj per te bllokuar
Kryeministri Sali Berisha, ka marrë pjesë në nisjen e debatit të sesionit të 66-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Sesion, i cili u hap nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama.
Kreu i qeverisë shqiptare, ishte i ftuar në drekën e shtruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun, për nder të kryetarëve të delegacioneve pjesëmarrëse në punimet e Asamblesë.
Shefi i ekzekutivit zhvilloi takime me kryeministra nga vende të ndryshme, kryetarë delegacionesh dhe ministra të Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe të vendeve të tjera, të pranishëm në këtë drekë.
Në një prononcim për mediat, zoti Berisha analizoi situatën politike në vend, e cila lidhet drejtpërdrejt me procesin e integrimit europian.
Sipas tij, Shqipëria ka një problem, që tashmë është botërisht i njohur dhe qëndron në faktin se opozita nuk do të votojë, por do ta përdorë dhe e ka përdorur pushtetin e vet për të bllokuar.
Berisha tha se opozita ka vendosur një seri kushtesh e ultimatumesh, të cilat sipas tij, kanë qëllim të justifikojnë qëndrimin e saj të mëtejshëm bllokues.