Prurjet e reja ne PS kerkojne perjashtimin e Harasanit dhe Islamit
Artan Gaçi dhe Olta Xhaçka kanë hedhur në media, por jo në mbledhjet e grupit parlamentar, idenë e përjashtimit të Andis Harasanit dhe Kastriot Islamit, pasi sipas këtyre prurjeve të reja në PS (përkatësisht nga biznesi dhe grupimi ’99), Harasani e Islami nuk kanë respektuar qëndrimet politike të partisë, kur ajo ishte në stinën e gjatë të bojkotit.
Por çfarë thotë vetë Harasani për këtë kërkesë të rishtarëve në PS, forca kryesore në opozitë problemet e të cilës po shtohen në fakt në bazën e saj.
Ajo që për Harasanin vlerësohet pozitive, është mirëfunksionimi së fundmi i grupit parlamentar.
Andis Harsani dhe Kastriot Islami ishin në radhët e atyre deputetëve socialistë kundër linjës së bojkotit të Parlamentit, por ata dukshëm dhe me praninë e tyre në seancë e përforcuan idenë se opozita me numrat e saj do të ishte më e fuqishme në Parlament se sa jashtë tij.
Tashmë socialistët janë si grup në punimet e Kuvendit, por janë kthyer për të mos votuar axhendën dy-vjeçare të ligjeve të bllokuara me 3/ 5, duke kërkuar amendim të plotë të ligjeve për fushat respektive.