E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita refuzon votimin e ligjeve me shumice te cilesuar i rrezikon vendit statusin e kandidatit

UPDATE - Shqipëria duket se ka humbur sot shansin për të marrë statusin e vendit kandidat, pasi opozita ka refuzuar votimin e 5 ligjeve me shumicë të cilësuar, ndër të cilët dhe atë për ngritjen e Gjykatës Administrative.

Kur Komisioni Europian ka renditur para nje viti 12 rekomandime të qarta për Shqipërinë, Gramoz Ruçi ka dalë në foltoren e Kuvendit për t’u kërkuar demokratëve miratimin e një pakti kombëtar, propozim siç tha ai, i para tre viteve nga PS-ja.

Gramoz Ruçi, Astrit Patozi dhe Jozefina Topali kanë debatuar, por palët nuk kanë lëvizur nga pozicionet e tyre.

Sipas demokratëve, opozita është ajo që për të disatën herë po pozicionohet kundër vullnetit të shqiptarëve, kundër interesit të tyre kombëtar, integrimit të vendit në BE.

Në finale, fjalën e mori ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, pak orë para se ajo të nisej për në Bruksel, takimi i fundit para publikimit të progres-raportit më 12 tetor.

Në finale, ashtu siç kreu i deputetëve demokratë propozoi, ligjet me shumicë të cilësuar të shtyhen për në seancën e javës që vjen, por pa shpresë se vendit do t’i hapet një dritë jeshile për statusin e vendit kandidat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›