E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Pandeli Majko, I shoqeruar nga Ministri I Financave, Kastriot Islami, zhvilloi sot nje takim me Zv/Presidentin e Bankes Boterore per Rajonin e Evropes dhe Azise Qendrore, Johannes Linn, m

Kryeministri Pandeli Majko, I shoqeruar nga Ministri I Financave, Kastriot Islami, zhvilloi sot nje takim me Zv/Presidentin e Bankes Boterore per Rajonin e Evropes dhe Azise Qendrore, Johannes Linn, me drejtorin e Bankes Boterore qe mbulon Shqiperine, Christiaan
Poortman. Ne kete takim u diskutua rreth bashkepunimit mjaft te suksesshem midis Qeverise shqiptare dhe Bankes Boterore, mbi ecurine se reformave ekonomike ne vend etj.

Fillimisht, z. Linn, shprehu pergezimet per Qeverine shqiptare te drejtuar nga z. Majko per punen e bere ne keta muaj per ruajtjen dhe forcimin e treguesve financiare dhe makroekonomike, per permiresimin ne menyre te ndjeshme te situates energjitike ne vend,
per pergatitjen dhe kalimin e nje sere ligjesh qe mbeshtesin ecurine e reformave ne vend, per nenshkrimin e nje numer marreveshjesh me Banken Boterore dhe FMN etj. Duke qene se z. Linn kishte
pershkruar vete rrugen nga Prishtina ne Tirane me automjet, vleresoi mjaft projektin e ri per Rrugen Durres-Kukes me destinacion Prishtinen, ku Banka Boterore do ta mbeshtese financiarisht ate.

Me tej, biseda u perqendrua mbi ecurine e procesit te privatizimit te sektoreve strategjike ne vend. Lidhur me procesin e privatizimit te Bankes se Kursimeve, ky proces nuk eshte u ndalur, u tha ne takim. Po punohet per te gjetur nje treg sa me konkurues dhe me bleres
sa me te kualifikuar, vuri ne dukje Ministri I Financave Islami. Ne kete proces jane perfshire dhe Banka Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim si dhe IFC.

Edhe procesi I privatizimit te INSIG po ecen sipas parashikimeve, informoi z. Islami, nderkohe qe per Albtelekomin po punohet per ta sjelle ate ne parametra sa me optimale per ti marre nje vlere maksimale gjate procesit te privatizimit.

Perfaqesuesit e larte te Bankes Boterore konfirmuan asistencen e organizimit te tyre prestigjoz nderkombetar financiar per te mbeshtetur jo vetem procesin e privatizimit te sektoreve strategjike ne vend, por edhe per te ecur me ritme me te larte ne rrugen e reformave ekonomiko-financiare.

Z. Linn dhe z. Poortman pergezuan Qeverine shqiptare per pergatitjen e Strategjise kombetare per Zhvillim Ekonomik dhe Reduktim te Varferise, duke e kosnideruar ate si nje dokument te rendesishem udherefyes per zhvillimin e ekonomise shqiptare. Per kete, thane ata,
ju keni marre se fundi edhe pergezimet e Presidentit te Bankes Boterore, z. Wolfenson, I cili e konsideron kete dokument si "unikal ne te gjithe Evropen dhe Azine Qendrore".

Mbas takimit te zhvilluar me perfaqesuesit e larte te Bankes Boterore, Kryeministri Majko, i shoqeruar nga Ministri i Financave Kastriot Islami, morri pjese ne Seminarin "Tranzicioni ne Shqiperi dhe Sfidat per te Ardhmen", organizuar nga Banka Boterore.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›