Sot pasdite kryeministri Pandeli Majko mori pjese ne ceremonine e organizuar nga Ministria e Rregullimit te Territorit dhe Turizmit, ne perurimin e Pavionit Turistik shqiptar, shoqeruar edhe me nje ek
Sot pasdite kryeministri Pandeli Majko mori pjese ne ceremonine e organizuar nga Ministria e Rregullimit te Territorit dhe Turizmit, ne perurimin e Pavionit Turistik shqiptar, shoqeruar edhe me nje ekspozite pikturash te autoreve vendas, me peizazhe turistike. Ne kete ceremoni, moren pjese disa prej anetareve te kabinetit qeveritar, trupi diplomatik i akredituar ne Tirane, deputete, te ftuar te shoqatave dhe agjensive turistike etj.
Aktiviteti u zhvillua ne sallen e madhe te Hotel Dajtit ne Tirane, si Hoteli i pare turistik ne vend. Fjalen pershendetese per hapjen e ketij pavioni turistik ne Shqiperi e mbajti Zv.ministri i Rregullimit te Territorit dhe Turizmit Artan Lame. "Eshte hera e pare qe organizohet nje panair i tille turistik ne vend, ne te cilen pasqyrohen qarte vlerat tradicionale turistike shqiptare, te nderthurura edhe me fytyren moderne te turizmit ne vend" - tha zv.ministri Lame gjate fjales pershendetese.
Me pas, Kryeministri Pandeli Majko dhe te ftuarit e tjere te shoqeruar nga ministri i rregullimit te Territorit dhe Turizmit, u njohen me materialet e reja promovuese per turizmin shqiptar. Pati nje interes te vecante njohjeje edhe nga diplomatet e huaj dhe te ftuarit e tjere per tu njohur me materialet e reja promovuese, dhe me pikturat e paraqitura nga autoret shqiptare ne ekspoziten e hapur enkas per kete qellim.
Edhe pse pavioni prezantohet per here te pare ne Shqiperi, prezantimi i tij eshte bere rreth nje muaj me pare ne kryeqytetin e Kosoves, Prishtine, dhe ne Shkup e Tetove te Maqedonise, ku vizitoret ishin te interesuar te njiheshin me vlerat qe prezanton turizmi shqiptar dhe me lehtesite e krijuara nga shteti shqiptar per nje fluks me te madh turistik drejt bregdetit te Adriatikut dhe Jonit.
E vecanta e panairit te sotem, pervec ekspozites se hapur me piktura, qendronte edhe tek ekspozimi i nje varg materialesh promovuese te turizmit, nder vite.
Ministri i Rregullimit te Territorit dhe Turizmit Fatmir Xhafaj tha ne fjalen e tij per mediat se kete vit, pritet nje fluks me i madh turistesh ne vendin tone dhe shenjat e para te ketij fluksi kane filluar te duken. "Kjo- tha ministri Xhafaj,- eshte rrjedhoje e punes se vazhdueshme te strukturave te shtetit, per te krijuar lehtesirat e nevojshme dhe bazen e domosdoshme ligjore per te rritur numrin e vizitoreve ne vend".