E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne Ministrine e Rregullimit te Territorit dhe Turizmit u nenshkrua marreveshja per dhenien e nje grandi nga Mbreteria e Norvegjise, qeverise Shqiptare, ne shumen prej 2.5 milione dollaresh. Marrevesh

Ne Ministrine e Rregullimit te Territorit dhe Turizmit u nenshkrua marreveshja per dhenien e nje grandi nga Mbreteria e Norvegjise, qeverise Shqiptare, ne shumen prej 2.5 milione dollaresh.
Marreveshja e dhenies se ketij grandi u nenshkrua nga Ministri i Rregullimit te Territorit dhe Turizmit Z. Fatmir Xhafaj dhe te derguarit me pune te Mbreterise se Norvegjise ne Tirane z. Lars Sigurd Valvatne. Ne kete ceremoni, merrnin pjese edhe Kryetari i Bashkise se Burrelit, si perftues i ketij grandi dhe Prefektja e zones.
Nga ky projekt do te perfotijne rreth 32 mije banore te Burrelit, ne infrastrukturen e nevojshme per ujesjelles dhe kanalizime. Ministri Xhafaj tha pas nenshkrimit te kesaj marreveshjeje, se perfundimisht do te zgjidhet per zonen furnizimi me uje te pijshem dhe kanalizime. Menjehere pas dhenies se ketij grandi do te hapen procedurat e tenderit, qe firma fituese e projektit te filloje menjehere nga punimet. "Me ane te ketij projekti, do te reabilitohet gjithe rrjeti i ujesjelles-kanalizimeve te zones. Ky eshte nje kontribut shume i rendesishem per te zgjidhur nje problem disa vjecar", tha ministri Xhafaj gjate kesaj ceremonie. Ministri i Rregullimit te Territorit dhe Turizmit, falenderoi ne emer te qeverise shqiptare qeverine e Mbreterise se Norvegjise per grandin e dhene dhe po ashtu, te derguarin me pune te Mbreterise se Norvegjise ne Tirane per nenshkrimin e marreveshjes. "Kjo marreveshje, eshte nje hap i pare per bashkepunimin tone te metejshem", tha Ministri Xhafaj.
Nga ana e tij i derguari me pune i Mbreterise se Norvegjise z. Lars Sigurd Valvatne tha se firmosja e kesaj marreveshje eshte nje hap i pare ne bashkepunimin ne te ardhmen. Ai tha gjithashtu se qeveria e Mbreterise se Norvegjise dhe Parlamenti tashme e kane dhene viston e tyre per kete bashkepunim. "Une jam dakord qe ceshtja e furnizimit me uje te pijshem dhe kanalizimeve eshte nje problem i madh qe duhet zgjidhur dhe kjo eshte nga nga arsyet qe po kontribuojme ne kete fushe", tha i Derguari me pune i Mbreterise se Norvegjise ne Tirane.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›