Sot, nen drejtimin e Kryeministrit Pandeli Majko, u zhvillua mbledhja e radhes e Këshillit të Ministrave. Në këtë mbledhje u miratuan disa projektligje dhe vendime. Në mbledhjen e sotme të KÃ
Sot, nen drejtimin e Kryeministrit Pandeli Majko, u zhvillua mbledhja e radhes e Këshillit të Ministrave. Në këtë mbledhje u miratuan disa projektligje dhe vendime.
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u miratua Vendimi "Per dhenien me qira, me ankand, të objekteve të ndërmarrjeve, shoqërive dhe instiucioneve shtetërore".
Ky vendim ka si synim të përmirësojë në mënyrë rrënjësore procedurat e ndjekura gjer më sot për dhënien me qira të pronës publike nga institucionet shtetërore, jo vetëm për tí prerë rrugën korrupsionit ligjor, por edhe për rritjen e konkurencës në ekonomi, liberalizimin e saj dhe për luftën kundër monopleve, të cilat janë pjesë përbërëse të strategjisë së Qeverisë. Kjo është iniciativa e drejtperdrejtë e kryeministrit Pandeli Majko.
Thelbi i përmirësimeve të propozuara në këtë vendim ka si qëllim:
• vendosjen e procedurës së ankandit me të njëjtat kushte që përdoren për çdo privatizim të zakonshëm, si mjeti i vetëm për të arritur çmimet e tregut dhe metoda e vetme e përcaktimit ligjor të fituesit në ekonominë e tregut të lirë. Mungesa e ketij elementi ne procedurat e deritanishme ka qënë shkaku i subjektivizmit në dhenien e objekteve me qera, mundësia e korrupsionit të përfaqsësuesve te shtetit e pasqyruar drejtperdrejt ne mosarketimin ne buxhetin e shtetit te shumave të konsiderueshme financiare. Duke llogaritur se me qira janë dhënë qindra objekte nga më të ndryshmet dhe me cilesoret ne vend, për afate që shkojnë deri në 20 vjet si psh: Qendra Nderkombëtare e Kulturës, Pishinat e Tiranës, ish- stabilimeti "Mihal Duri", depozitat ne Portin e Durrësit, sipërfaqë të mëdha toke ne zonat më të kërkuara bregdetare etj, me çmime qiraje 10-12 herë më të ulëta se çmimet e tregut dhe duke patur parasysh, që vetem për 118 objektet me mbi 500 m 2, për të cilat vilen qiratë, buxheti i shtetit humbet minimalisht mbi 15 milionë dollarë në vit. Në këtë humbje nuk llogariten vlerat e humbura të qindra objekteve te tjerë me sipërfaqe më të vogël se 500 m 2 në të gjithë Shqipërinë.
• objektet e dhëna me qira t'í nënshtrohen publikimit në mjetet e komunikimit masiv, ashtu sikurse edhe objektet që privatizohen, pasi deri tani ky element i transparencës ka munguar krejtesisht, duke dhene shkak ligjor që qiradhënia të kthehej në një proces të mbyllur për publikun dhe si rrjedhim në krijimin e kushteve ideale për korrupsion.
• mënjanimin përfundimisht të metodës së dhënies me emfiteozë, praktikë nga e cila deri më sot shteti ka humbur, jo vetëm nga mosmarrja e çmimit të tregut të qirasë, por ka rezultuar edhe debitor, me shifra tepër të larta shumë miliona dollarë ndaj subjekteve qiramarrëse. Rast tipi janë depozitat e naftes ne Porte, ku shteti u detyrohet kompanive private ne miliona dollarë detyime finaciare,
• të heqë nëndarjet e dhënies me qira, në vartësi të kohës dhe sipërfaqes, duke e unifikuar procesin, duke e bërë tërësisht transparent nëpërmjet publikimit dhe shpalljes së fituesit me ankand,
• të përcaktojë përdorimin e metodës së zhvillimit të ankandit, nëpërmjet paraqitjes së ofertës bankare përfundimtare, të depozituar paraprakisht në bankë, nga pjesëmarrësit në ankand. Kjo metode që përdoret për here të parë u vë fre praktikave korruptive, të cilat kanë qënë të shpeshta në zhvillimin e proceseve të ankandeve në AKP.
• të sigurojë oponëncë të plotë institucionale për të siguruar transparencën maksimale, ndërmjet institucioneve që ndërmarrin të parët procesin, zhvillojnë procedurat dhe lidhin kontratat përfundimtare. Deri më sot ky proces kalonte vetem ne institucionin administrues dhe Ministrine e Ekonomisë.
• ky vendim nuk prek pavarsinë e pushtetit vendor duke i lënë atij kompetencë të plotë në mënyrën se si do të procedojnë për dhënien me qira të pronave që zotërojnë.
Ne mbledhjen e sotme Keshilli i Ministrave miratoi Projektligjin për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 7870, dt. 13.4.1994, "Për sigurimet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë", me ndyshimet perkatëse. Nga eksperienca 7 vjeçare e deritashme e zbatimit të skemës së sigurimeve shëndetësore janë bërë të domosdoshme ndyshimet përkatëse ne kete sistem. Sipas ligjit ekzistues sigurimi shëndetësor i detyrueshëm mbulon një pjesë të çmimit të barnave mjeksore në rrjetin e hapur farmacuetik. Sipas këtij projektligjit është e domosdoshme që depot e barnave të jenë pjesë e sistemit të sigurimeve shëndetësore në formën e palës kontraktuese. Gjithashtu sigurimet shëndetësore vullnetare janë një koncept i ri që futet për herë të parë në skemën e re të sigurimeve shëndetësore. Gjithashtu në projektligj për herë të parë futen në skemën e sigurimeve shëndetësore sigurimet shëndetësore të detyrueshme suplementare, për të qënë në një hap me sigurimet shoqërore. Edhe ndryshimi i masës së kamatvonesës bëhet bëhet për të qënë në një hap me atë të zbatuar nga sigurimet shoqërore të cilat, e kanë ndryshuar me ligj, në prill të vitit të kaluar. Në nenin 5 projektligji përcakton edhe kontrollin dhe eliminimin e rrjedhjes financiare. Përmbajtja e këtij neni është bërë e nevojëshme në kushtet aktuale të zbatimit të skemës. Që të bëhet i mundur kontrolli dhe eliminimi i rrjedhjeve financiare dhe abuzimeve të ndyshme është e nevojëshme që kontrolli i përmbushjes së detyrimeve të bëhet edhe pranë të siguruarve. Po kështu në projketligj sanksionohet edhe shpërblimi i mjekut të familjes. Hartimi dhe miratimi i listës së barnave mjeksore që rimbursohen nga shteti është një nga elementet më të rëndësishëm në zbatimin e skemës në fushën e rimbursimit të barnave që ka efekte financiare në buxhetin e ISKSH.
Po në këtë kuadër, Këshilli i Ministrave, mori vendimin për miratimin e listës së barnave që rimbursohen nga Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe masën e mbulimit të çmimit të tyre, që sipas klasifikimit të ATC, është në masën 50 deri 100 %. Lista e re do të përmbajë 353 formë –doza nga 308 formë – daza që ka patur lista e mëparshme. Në listën e re janë bërë ndryshime të rëndësishme në përmbahjtje, që konsiston në futjen e 68 formë- dozave të reja. Barnat e reja përdoren për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme dhe që përshkruhen në literaturën bashkëkohore mjeksore duke përfaqësuar metodat me moderne të terapisë mjeksore. Nëpërmjet futjes së barnave të reja është realizuar mbulimi i grupeve terapeutike që nuk ishin të përfashira në listën e mëparëshme dhe indikohen në sëmundje të patrajtuara nga lista e mëparëshme, janë barna të reja me përdorim bashkëkohorë. Lista e re e barnave të rimbursuara është pasuruar gjithashtu me me formë-doza të reja të antibiotikëve të ndryshëm, me qëllim mbulimin e sëmundshmërisë në të gjithë grupmoshat e popullatës.
Këtë vit është aplikuar një masë e njëjtë mbulimi që ka vlerën 50 përqind për çmimin e të gjithë barnave të reja, të futura në listë si alternativa terapeutike të barnave ekzistuese në listën e mëparshme. Në listën e barnave që rimbursohen nga shteti janë futur 43 barna të cilat janë të paregjistruatra në Republikën e Shqipërisë. Efekti financiar që kanë këto barna në listën e rimbursimit është përafërsiht 100 milionë lekë në vit, ndërkohë që efekti financiar për të gjithë barnat e listës është rreth 2 miliardë lekë në vit.
Këshilli i ministrave,në mbledhjen e sotme te radhes miratoi edhe vendime te tjera: Dy vendime për miratimin, në parim, të Marrëveshjeve, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Sllovenise, për transportin rrugor, ndërkombëtar, të mallrave dhe udhëtarëve si dhe ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Spanjës. Këto marrëveshje që pritet të nënshkruhen kanë koncepte dhe norma të reja bashkëkohore të transportit rrugor ndërkombëtar europian. Këto marrëveshje kanë për qëllim krijimin e kushteve lehtësuese për transportuesit e vendeve nënshkruese. Me nënshkrimin e këtyre marrëveshjeje krijohen kushte mjaf lehtësuese për transportuesit e duke zvogëluar në maksimum pengesat në pikat e kontrollit kufitar dhe doganor si dhe mjaft pengesa të tjera, krijohen kushte të favorshme për shkëmbimin tregtar të biznesit dhe të lëvizjes së lirë të mallrave e udhëtarëve si dhe të grupeve të ndryshme turistike, kulturore që do t'i shërbejnë integrimit të popujve dhe kulturave në rajon e më gjërë. Marrëveshjet krijojnë kushte dhe hapësira për të licensuar shoqëri shqiptare apo sllovene e spanjollë e për linja të rregullta të shërbimit të udhëtarëve me autobus, duke nxitur zhvillimin e turizmit në këto vende.
Ne mbledhjen e sotme Keshilli i Ministrave miratoi edhe vendimin "Per një ndryshim në VKM nr. 159, dt. 25.4. 2002 "Për lejimin e Ministrisë së Mbrojtjes të përdorë procedurën, Prokurim i Drejtpërdrejtë" për prodhim armatimi".
Uzina Mekanike në Gramsh, është e vetmja ndërmarrje me destinacion special dhe e destinuar, për plotësimin e nevojave të ushtrisë me prodhime armatimi. Për këtë qëllim në këtë uzinë është instaluar një teknologji e veçantë, me linja të specializuara për realizimin e proceseve të nevojëshëm për prodhime armatimi. Të gjithë proceset e punës sipas kartave teknologjike, normativave teknike materiale dhe kohore, duke shfrytëzuar për këtë qëllim, një atrecaturë të pasur. Realizimi i prodhimit në këtë ndërmarrje kryhet në bazë të kushteve teknike rigoroze duke garantuar nje prodhim të cilësisë së lartë.
Duke patur parasysh prioritetet e Shtabit të Përgjithshëm të FA si dhe gjendjen financiare shumë të dobët të uzinës e cila nuk ka fuqi paguese për shlyerjen e detyrimeve, bëhet i domosdoshëm fillimi i ristrukturimit te uzinës. Realizimi i këtij ristrukturimi do të shoqërohet, padyshim edhe me reduktimin e numrit të punonjësve. Kësaj i shërbejnë edhe ndryshimet në këtë vendim, i cili ka si qëllim ristrukturimin e ndermarrjes për ta kthyer atë në një ndërmarrje efiçente me synim ruajtjen e kapaciteteve mbrojtëse, linjave teknologjike ekzisuese operacionale, për prodhimin dhe riparimin e armatimit të lehtë, për plotësimin e nevojave të Forcave të Armatosura, ashtu siç përcaktohet në Dokumentin e Politikës së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë. Për vitin 2002, nga Ministria e Mbrojtjes janë akorduar 25 milionë lekë për prokurim të drejtpërdrejtë me Uzinën Mekanike të Gramshit për prodhime armatimi.
Aktualisht nga 189 punonjës që ka uzina, 70 prej tyre paguhen sipas VKM nr 42, dt.7.2.2002. Me këta 70 punonjës do të realizohet prodhimi. Sipas përllogaritjeve 112 punonjës të kësaj uzine dalin të papunë nga procesi i ristrukturimit. Ministria e Mbrojtjes një pjesë të fondit do t'ia kalojë Ministrisë së Punës dheÇështjeve Sociale, për të kryer pagesat e këtyre punonjësve deri në fund të vitit financiar 2002. Pas kësaj periudhe ky kontigjent punonjësish do të shkëputet përfundimisht nga uzina, duke kaluar në asistencë.
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u miratua edhe vendimi për "Përdorimin e procedurës së prokurimit "Kërkesë për kuotim", për rizgjedhjen e Shoqërisë Audituese, në zbatim të Memorandumit të Mirëkuptimit, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Italiane, për financimin e importit të energjisë elektrike". Në kuadrin e masave dhe perpjekjeve që po bëhen nga ana e Qeverisë dhe KESH për të përballuar efektet e krizës elektroenergjetike, si dhe objektivat për të përmirësuar gjëndjen në sistemin elektroenergjitik, në bazë të protokollit të bashkëpunimit për zhvillimin 3- vjecar me Italinë, kjo e fundit, brenda shumës së përgjithshme financiare prej 202 milionë EURO, ka akorduar edhe një asistencë financiare si mbështetje buxhetore, në formën e kredisë së butë, për përballimin e efekteve financiare të importit të energjisë elektrike, në shumën prej 30 milionë EURO. Per kete do te zgjidhet nga pala shqiptare edhe Kompania Audituese, që do të auditojë të gjitha transaksionet që lidhen me disbursimet, prokurimet, shpenzimet për importin e energjisë.
Gjithashtu Qeveria ne mbledhjen e sotme miratoi vendimin "Për "Përbërjen e Këshillit Mbikëqyrës", të Agjensisë së Nxitjes së Investimeve të Huaja, për mënyrën dhe masën e shpërblimit të anëtarëve të tij".
Këshilli Mbikëqyrës i Agjencisë së Nxitjes së Invëstimeve te Huaja përbëhet nga kryetari, që është Ministri i Ekonomisë dhe 9 anëtarë, që janë 5 zëvendësministra dhe 4 përfaqësues nga organizatat e Biznesit. Krijimi i këtij Këshilli është një nga elementet më të rëndësishëm për krijimin e Agjensisë së Nxitjes së Investimeve të Huaja. Për këtë agjensi, pjesëmarrja e niveleve të larta të qeverisë në menaxhimin e saj përbën një ndër faktorët kryesorë të mbështetjes së këtij institucioni. Ky nivel përfaqësimi do të ndihmonte eleminimin në kohë të pengesave institucionale, apo të cdo lloji tjetër në projekt-propozimet për investime. Burimi kryesor I financimit të kësaj Agjencie do të jetë nga buxheti i shtetit. Me krijimin e Këshillit Mbikqyrës të Ajencisë i hapet rrugë fillimit të punës së tij për hedhjen e bazave per krijimin e Agjencisë.
Po ashtu u Miratua vendimi për "Një shtesë në vendimin nr. 613, datë 13.12.1993, të Këshillit të Ministrave, "Për ushtrimin e veprimtarisë në ndërtim dhe projektim të Shoqërive", me ndryshimet përkatëse. Ministria e Rregullimit të Territorit dhe Turizmit bën licensimin e subjekteve fizike dhe juridike në fushën e zbatimit dhe projektimit në ndërtim, të prodhimit të materialeve të ndërtimit, të laboratorëve të kontrollit të materialeve te ndërtimit dhe të shërbimeve publike.
U mor edhe vendimi për "Blerjen e një apartamenti nga Enti Kombëtar i Banesave, për strehimin e familjes së zj.Natalia Marku". Duke qene se kjo familje është veterane e LANC-it e persekutuar politike, me një person të sëmurë dhe e pastrehë trajtohet si një rast i vecantë duke i vënë në dispozicion një fond deri më 5 000 000 lekë për blerje banese.
U miratua gjithashtu edhe vendimi për "Rikonstruksionin e stadiumit të lojrave me dorë, në Bajram Curri". Për këtë qëllim shteti do të investojë edhe një fond shtesë prej 3 milion lekësh. Ky fond do të përballohet nga fondi rezerve i Këshillit të Ministrave. Ky investim bëhet për faktin se ai dihet që do të ketë një efektivitet maksimal, pasi Bajram Curri është një zonë me tradita të spikatura në zhvillimin e këtyre lojrave,veçanrisht ne basketboll. Gjithashtu, kohët e fundit vihet re një përpjekje e vazhdueshme e specialistëve të sportit në nivel lokal, për të përmirësuar situatën e sportit në këtë zonë, duke synuar rigjallërimin e traditave sportive dhe zhvillimin bashkëkohor të tyre. Duke e kthyer në një gjendje normale stadiumin e lojrave me dore Bajram Currit, u krijohet mundësia të rinjve dhe fëmijëve të qytetit dhe të zonave përrreth që të përfshihen masivisht në aktivitetet sportive lokale e kombëtare.
U mor vendimi për "Transferim fondesh buxhetore". Në qytetin e Elbasanit, nga nentori i vitit 2000 po implementohet projekti "Fuqizimi i Asistencës Sociale në Shqipëri", financuar nga Qeveria Italiane, e cila përfundon në qershor të vitit 2002. Për vazhdimësinë e Qendrës Polivalente të Shërbimeve Sociale "Balashe" në Elbasan është nënshkruar Statuti i funskionimit të kësaj qendre nga Bashkia Elbasan dhe Ministria e Punës dhe Cështjeve Sociale dhe burim i përhershëm financiar i kësaj qendre sociale do të jetë buxheti i shtetit nëpërmjet delegimit në pushtetin vendor, të ardhurat e Bashkisë dhe financimet nga donatorë të tjerë.