Ministri i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit z. Ethem Ruka, zhvilloi sot, nje takim pune me perfaqesuesit e Bankes Boterore z. Cesar Queiroz dhe Olivier Le Ber, drejtues te projektit ôPer mirembaj

Ministri i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit z. Ethem Ruka, zhvilloi sot, nje takim pune me perfaqesuesit e Bankes Boterore z. Cesar Queiroz dhe Olivier Le Ber, drejtues te projektit ôPer mirembajtjen rrugoreö. Ministri Ruka, ne kete takim, ka shprehur kenaqesine qe projekti tani do te nise fazen e zbatimit duke patur parasysh gjendjen e veshtire ne te cilin ndodhet rrjeti rrugor rural dhe efektet positive qe do kete per te gjitha komunitetet ku do te zbatohet. ôNe jemi te gatshem te marrim te gjitha pergjegjesite per kete projekt dhe do te kujdesemi qe i gjithe ky fond te menaxhohet mire, ne menyre qe te shtrojme rruge brenda te gjitha standarteve teknikeö û u shpreh ai. Z. Queiroz nga ana e tij e ka vleresuar kete projekt si nje mundesi qe do te ndikoje ne uljen e varferise dhe zhvillimin e komunitetit pas zbatimit te ketij projekti. Perfaqesuesi i Bankes Boterore i ka dorezuar Ministrit Ruka edhe studimin paraprak te vleresimit te projektit. Ne kete takim, u diskutua edhe per shume detaje teknike qe kane te bejne me procedurat e prokurimit qe do te ndiqen ne procesin e tenderimit dhe hartimin e dokumentacioneve per kete proces. Per kete z. Queiroz informoi se shume shpejt do te vij nje specialist i prokurimeve i Bankes Boterore, i cili do te zhvilloj nje trainim me te gjithe specialistet qe do te merren me procedurat e tenderimit. Ne kete trainim do te marrin pjese edhe nje grup specialistesh nga Ministria e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit te cilet ne baze te memorandimit te nenshkruar do te marrin pjese ne te gjitha procedurat e tenderimit dhe zbatimit te projektit. Dy dite me pare mbi kete projekt eshte zhvilluar edhe nje seminar me te gjitha palet perfituese nga ky projekt. Kredia e parashikuar per realizimin e projektit eshte miratuar ne vleren 17 milion $. Per rruget rurale jane parashikuar 4 milion $ per punime te mirembajtjes periodike dhe 0.96 milion $ per mirembajtjen rutine. Bordi i Drejtoreve te Bankes Boterore ka vendosur te financoje disa komponente: ate te punimeve civile ne shumen 18.65 milion $ ne te cilen do te perfshihen 244 km rruge dhe ura nacionale per mirembajtje periodike dhe rutine, duke perfshire dhe rruget e Bashkise se Tiranes me vlere 8 milion $. Mirembajtja periodike do te perfshije 77 km rruge dhe ura. Punimet rutine do te perfshijne 244 km rruge qe do te kontraktohen me sektorin privat, gjate dy vjeteve dhe 260 km rruge te rehabilituara se fundi te rrjetit kryesor te rrugeve nacionale.