Kryeministri: Qeveria dhe deputetet, pa imunitet perballe drejtesise
Deputetet e mazhorances nuk do te kene asnje mburoje imuniteti, perpara ligjit dhe drejtesise. Kjo ishte deklarata e kryeministrit Berisha, nepermjet zedheneses se tij, Juela Mecani, pak ore pasi Gjykata e Larte vendosi te pushoje ceshtjen e Gerdecit. Reagimi i kryeministrise erdhi, ne pergjigje te interesit te gazetareve ne lidhje me kete ceshtje. Ai garantoi se nuk do te nderhynte asnjehere ne vendimet e organeve te pavarura te drejtesise dhe nuk do te pengonte hetimet e saj, per perfaqesuesit e mazhorances. "Duke mos nderhyre ne vendimet dhe pavaresine e gjykates, si Kryeminister dhe si Kryetar i kesaj mazhorance, rikonfirmoj edhe nje here qendrimin tim te prere se, per qeverine time dhe deputetet e mazhorances, sikunder edhe gjate mandatit te shkuar, edhe gjate ketij mandati, nuk ka dhe nuk do te kete imunitet, nuk ka dhe nuk do te kete asnje lloj pengese per institucionet e akuzes dhe organet gjyqesore per hetimin dhe penalizmin e deputeteve apo ministrave, njelloj si qytetaret e thjeshte te ketij vendi", deklaroi Berisha. Per te, ky eshte standardi i kesaj mazhorance, standard i cili ka qene ne themel edhe te mandatit te pare qeverises. Kryeministri Berisha ne menyre te perseritur ka theksuar se qeveria e tij do te jete e hapur perpara ligjit dhe imuniteti nuk do te ekzistoj per asnje nga deputet e mazhorances. Po keshtu, ne lidhje me emerimin e kryetarit te PR-se, Fatmir Mediu si minister i Mjedisit, kryeministri theksoi se kjo ishte nje zgjidhje qe kishin bere vete republikanet. Njeheres, kryeministria beri te ditur se, ndonese ai do te emerohej minister, ndaj Mediut dhe ndaj cdo ministri tjeter do te ndiqeshin procedura te hapura dhe transparente, sa here qe drejtesia te kishte nevoje.