Deputetet e PS, mandati ne rrezik
Denis Dedej
Nese Partia Socialiste nuk do te paraqitet ne Kuvendin e Shqiperise per te bere betimin, Parlamenti do te jete efektiv dhe do te vazhdoje funksionin normal te tij. Ky eshte interpretimi juridik i bere diten e djeshme nga konstitucionalisti, Gent Ibrahimi, duke komentuar ne kete menyre levizjen e socialisteve per bojkotin, dhe efektin qe ka ne legjitimitetin e Parlamentit. Po keshtu, ne rast se Partia Socialiste do te vazhdonte kushtezimin e marredhenieve me Parlamentin per gjashte muaj radhazi, sipas konstitucionalistit, do te kemi nje Parlament te pergjysmuar. Ndonese mund te ndodhe kjo gje, sipas Ibrahimit, juridikisht Parlamenti mund te vazhdoje te ekzistoje me vetem 74 deputetet e shumices ne pushtet. Ai thekson se pas 6 muajsh mungese pa arsye, kandidatet socialiste do te mbeten pa mandat. Perfundimi i mandatit eshte i percaktuar qarte edhe ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise, neni 71, ku thuhet se mandati i deputetit mbaron ose eshte i pavlefshem, kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht ne Kuvend. Por, konstitucionalisti thote se politikisht nje parlament i tille eshte i pamundur. "Ne nje analize hipotetike, po ta marresh fatin e secilit deputet nje nga nje, mund te arrish ne nje perfundim. Pra, nje deputet individual ne rast se nuk konsumon proceduren e betimit, ne rast se nuk paraqitet ne Kuvend perreth 6 muaj ai humbet mandatin e vet", sqaron Gent Ibrahimi. Edhe ne rregulloren e Kuvendit te Republikes se Shqiperise sqaron ne nenin 4 te saj, se deputetet qe mungojne ne seancen kur kryhet betimi, betohen ne seancen me te pare ne te cilen marrin pjese. Pra, qe te marrin vlefshmerine e mandatit te tyre. "Per te qene te thjeshte dhe ta marresh rastin e nje deputeti ta shumezosh me te gjithe deputetet e opozites mund te arrihet ne perfundimin qe po, ky Kuvend juridikisht mund te vazhdoje te funksionoje edhe me deputetet e njeres ane", komentoi Ibrahimi. Sipas tij, mazhoranca kuorumin e ka, shumicen per te marre pjesen me te madhe te vendimeve e ka, keshtu qe teorikisht Kuvendi mund te funksionoje. Por, ai sqaron se eshte absolutisht e pamundur qe nje Kuvend te funksionoje politikisht, ne kushtet e nje mungese te tille perfaqesimi. "Ne kushtet kur vetem njera ane perfaqesohet politikisht. Eshte nje situate politike, instrumentet juridike ne dispozicion te Kuvendit dhe ne pergjithesi te gjithe klases politike shqiptare jane te mangeta", nenvizon konstitucionalisti, Gent Ibrahimi. Ne fund te fjales se tij, ai shprehu besimin qe zgjidhja ka per te qene, ne fund te fundit, politike. Partia Socialiste do te vazhdoje bojkotin, deri ne plotesimin e kushteve te hartuara prej saj per mazhorancen aktuale.
KUSHTETUTA E REPUBLIKES SE SHQIPERISE
Neni 71
1. Mandati i deputetit fillon diten qe ai shpallet i zgjedhur nga komisioni perkates i zgjedhjeve.
2. Mandati i deputetit mbaron ose eshte i pavlefshem, sipas rastit:
a) kur ai nuk ben betimin;
b) kur heq dore nga mandati;
c) kur vertetohet nje nga kushtet e pazgjidhshmerise ose papajtueshmerise te parashikuara ne nenet 69, 70 paragrafet 2 dhe 3;
c) kur mbaron mandati i Kuvendit;
d) kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht ne Kuvend;
dh) kur denohet me vendim gjyqesor te formes se prere per kryerjen e nje krimi.
RREGULLORJA E KUVENDIT
Neni 4
Betimi i deputeteve
4. Deputetet qe mungojne ne seancen kur kryhet betimi, betohen ne seancen me te pare ne te cilen marrin pjese.