E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi pritet te votoje te merkuren qeverine e re, gati programi qeverises

Kryeministri si dhe ministrat, pritet te votohen ne seancen plenare, e cila pritet te zhvillohet te merkuren pasdite. Ndonese ne baze te Kushtetutes se vendit, dekreti i Presidentit, ka dhjete dite kohe per t'u shqyrtuar ne seance plenare dhe per t'u votuar, Kryetarja e Kuvendit, duket se ka vendosur qe ta therrase mbledhjen e seances, diten e merkure pasdite. Ne kete seance, do te votohen nje e nga nje anetaret e kabinetit qeveritar, te propozuar nga Kryeministri dhe te pranuar me dekret te posacem nga Presidenti i Republikes. Kreu i qeverise dhe ministrat votohen me shumice te thjeshte votash. Ndonese te 65 deputetet e Partise Socialiste jane te vendosur qe te mos shkelin ne Kuvend, deri ne momentin kur kushtet e vena prej tyre do te plotesohen, kjo nuk do te perbeje problem per maxhorancen ne pushtet. Maxhoranca i ka votat e mjaftueshme, per te miratuar qeverine e re per kater vitet e ardhshme. Me 74 deputete, votimi quhet i vlefshem, duke qene se te pranishmit jane me shume se gjysma e perberjes se Kuvendit. E vetmja vote kunder per qeverine e re, pritet te jete vetem ajo e deputetit te PBDNJ-se, Vangjel Dule, i cili ndonese ne opozite ka vendosur qe te mos bojkotoje asnje seance plenare te Kuvendit. Dule eshte i vetmi qe nga kampi i majte, ka marre pjese ne seancat e Kuvendit, si dhe ka zhvilluar betimin e deputetit. Pas miratimit ne seance plenare, Kryeministri dhe kabineti i tij qeveritar betohen para presidentit per detyren e marre. Pas kesaj procedure, Parlamenti do te vijoje normalisht punen, me ngritjen dhe perberjen e komisioneve parlamentare, si dhe shqyrtimin e projektligjeve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›