E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Maxhoranca presion per shmangien e fajesise se Mediut

Partia Socialisti kerkoi hetimin diten e djeshme hetimin deri ne fund te tragjedise se Gerdecit. Reagimi u be nga deputeti socialist, Saimir Tahiri, i cili e ka cilesuar si tronditje per te gjithe vendimin e Kolegjit Penal te Gjykates se Larte per pushimin e ceshtjes ndaj te pandehurit Fatmir Mediu. "Pasi thuri planin institucional dhe ligjor per instalimin e fabrikes korruptive qe i mori jeten 26 viktimave te pafajshme, pasi refuzoi te hiqte imunitetin e Fatmir Mediut, maxhoranca e Sali e Shkelzen Berishes, Fatmir Mediut, Fahri Balliut, Aldo Bumcit, Mihal Delijorgjit dhe e te gjithe sherbetoreve te tjere, qe me zell te verber gatuan tragjedine e shekullit, ushtroi presion te gjithanshem per te bere te mundur shmangien e fajesise nga e verteta dhe nga denimi qe meriton", akuzoi Tahiri.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›