QENDRIMI ZYRTAR I PS PER KUVENDIN E SHQIPERISE
Partia Socialiste e Shqiperise kerkon nje ligj te posacem per hetimin e zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit 2009, krijimin e nje komisioni te posacem hetimor edhe me pranine e OSBE-ODIHR, te drejtuar e perbere ne shumice nga opozita parlamentare per:
- Transparencen e zgjedhjeve te 29 qershorit 2009
- Identifikimin e pergjegjesive te te gjithe zyrtareve qe kane pajisur me leje lirimi te perkohshme gjate periudhes elektorale 29 maj - 28 qershor 2009, persona te denuar.
- Synojme evidentimin dhe rikthimin ne pozicionin e meparshem te punes te te gjithe punonjesve te shtetit ne administraten vendore e qendrore ose ne cdo ent publik, per shkak se kane marre pjese si perfaqesues te opozites ne komisione zgjedhore
- Identifikimin e drejtuesve te institucioneve publike, te cilet ne kundershtim me legjislacionin ne fuqi kane perdorur funksionet dhe asetet publike ne sherbim te fushates elektorale te PD dhe qeverise se saj.
Balancim te plote qeveri-opozite ne Keshillin Kombetar te Radio Televizionit Publik.
Transparence per zbardhjen e vrasjes se deputetit Fatmir Xhindi.
Paritet numerik mazhorance-opozite ne perberjen dhe drejtimin e komisioneve te perhershme te kuvendit.