Emisioni ‘Dekalog’ në RTSH 24, Topalli: Nëse Basha ikën, të gjjthë të larguarit do të rikthehen

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, deklaroi në studion e emisionit “Dekalog”, për gazetarin Roland Qafoku se votat që do marrë Lëvizja për Ndryshim do të shkojnë për të djathtën shqiptare, por me një kusht, që në krye të jetë një person i pakorruptuar. Topalli deklaroi se në arenën politike shqiptare sheh një vend bosh.
E pyetur nga gazetarja Klementina Cenkollari, se “nëse Basha humb zgjedhjet, a ka mundësi që Topalli të jetë kryetarja e ardhshme e PD?”, zonja Topalli u shpreh se “nëse Basha largohet pas humbjes, të gjjthë të larguarit nga kjo parti do të rikthehen, për t’i dhënë asaj partie dinjitetin e munguar”.