Kryeministri Rama reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria me botën e lirë kundër mullahëve të Teheranit, opozita me plehrat kundër qytetarëve

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e opozitës në Tiranë, e cila pati disa momente tensioni ndonëse ishte parashikuar të zhvillohej në formë marshimi përgjatë bulevardit dhe në drejtim të Parlamentit.
Në një reagim në X, kryeministri Rama deklaron se “Shqipëria është me botën e lirë kundër mullahëve të Teheranit”, ndërsa akuzoi opozitën se po dëmton qytetarët e Tiranës me aktet e saj gjatë protestës.
“Shqipëria me botën e lirë kundër mullahëve të Teheranit, opozita shqiptare me plehrat kundër qytetarëve të Tiranës”, shkruan Rama duke publikuar një foto nga Irani dhe një nga protesta e opozitës me flakë.