E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Sali Berisha priti Presidentin e Federatës Botërore të Peshëngritjes Tamash Ajan.

-Kryeministri Berisha përgëzoi Federatën Shqiptare të Peshëngritjes për organizimin model në një kohë të shkurtër të Kampionatit Evropian, ndërsa i premtoi  Presidentit të Federatës  Botërore të Peshëngritjes Tamash Ajan mbështetjen e qeverisë shqiptare në organizimin e një botërori peshëngritje në Tiranë.

Kryeministri Sali Berisha priti sot z Tamash Ajan President  i Federatës Botërore të Peshëngritjes të shoqëruar nga drejtuesit e  Federatës Shqiptare të Peshëngritjes,  pas përfundimit  me sukses të Kampionatit Europian të Peshëngritjes në Tiranë.

Kryeministri Berisha përgëzoi  zotin Tamash  Ajan për mbështetjen që i dha  Federatës Shqiptare të Peshëngritjes në nismën e guximshme për organizimin në një  periudhë dy mujore të Evropianit në Shqipëri, pas dorëheqjes që i bënë për  shkaqe të krizës këtij aktiviteti Spanja dhe Bullgaria.

Kryeministri  e quajti   inkurajuese për  zhvillimin e sportit në përgjithësi dhe peshëngritjen në veçanti  vizitën  e Presidentit të Federatës Botërore të Peshëngritjes Tamash Ajan, ndërsa  premtoi mbështetjen e qeverisë shqiptare në organizimin e Kampionatit Botëror të Peshëngritjes në Shqipëri.

Pasi  falenderoi  Kryeministrin Berisha për  mikpritjen dhe për ndihmën e dhënë nga qeveria për Federatën Shqiptare të Peshëngritjes në organizimin e shkëlqyer të Evropianit, Presidenti i Federatës  Botërore të Peshëngritjes Tamash Ajan i kërkoi zotit Berisha, që gjatë mandatit të ardhshëm të mbështeste akoma me shumë këtë sport, që i bën shqiptarët të dallohen në botë.  Zoti Ajan  tha se kishte ardhur për herë të parë në Shqipëri 15 vite më parë, por po shihte këto ditë këtu një zhvillim të  madh.

Kryeministri Berisha tha se gjate mandatit të ardhshëm, sporteve kolektive  dhe individuale do tu kushtohet vëmendje e posaçme  duke nxitur pjesëmarrjen në to veçanërisht të rinisë.


15/04/2013

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›