E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keta te majme

12-10-2010 / Nga Qemal Sakajeva

Theniet e mencura tingellojne bukur e nxisin mendime nga qe prekin thelbin me arsyetim filozofik e gjuhe te gjetur. Nje e tille ka mbetur ajo e te ndjerit Pjeter Arbnori qe ia sterpermendin edhe sot e kesaj dite si ta kishte shqiptuar dje se keta nuk jane socialista por specialista me domethenien se ata sajojne taktika per te mberritur qellimin.
Por kjo ishte per atehere.
Per tani eshte edhe ndryshe e duhet thene Keta nuk jane te majte por te majme.
Gjuhesisht kjo sic formohet thjeshte shpjegohet po aq thjeshte. Fjales majte shkronjen t ia kane zevendesuar me shkronjen m dhe nga te majte dalin te majme.
Neper gjithe brezat njerezore atyre qe i vene parate pale-pale e me shpejtesi i kane krahasuar me ata qe majmen saora nga ushqimi i bollshem. Ashtu edhe thone per nje njeri ne pasurim e siper - po majmet ose per nje pasunar i ngopur pasurie thone - eshte majme.
Si individe te majtet tane te majme as e kane care kryet per zgjedhesit e simpatizantet sepse jane perputhur me te verteten e sotme bindjet sjane asgje pasurimi eshte cdogje. Shume syresh dhe kryesisht te rinj deri te mosha e mesme manovruan kah idete e majta per te pushtuar kapitalin e djathte. U shfaqen si futbolliste qe luajne me te dy kembet veprojne si te djathte sepse me i rendesishem eshte pasurimi bertasin si te majte per te mbrojtur pasurine.
Politikisht elita e majte - deputetet - kane shenuar nje kulm te pashembullt - rreth 25 prej tyre jane biznesmene te majme sipas mediave dhe replikave ne Kuvend. Eumlshte e njohur boterisht qe te pasurit japin shuma te medha parash gjate fushatave zgjedhore sepse vetem ashtu mund te futen e te mbeten ne kontakt me personalitete te politikes. Kessisoj nuk eshte per tu habitur madje eshte e pararcaktuar qe behet ajo qe duan te pasurit. Por te te majtet tane gjate zgjedhjeve te fundit eshte shkuar pertej ata me shumice jane futur ne politike - si deputete - dhe u duhet me doemos pushteti per te fituar ato qe kane shpenzuar e per te shumuar pasurine edhe me. Nese shoqeria jone do te kishte nje parti parlamentare te pasurish qe te kapte nje numer kaq te madh deputetesh veshtire te mund te fusnin ne kuvend nje turme kaq mbreselenese pasanikesh thjeshte se do te kishin nguruar nga haseti urryes e cmira hakmarrese e qytetareve qe i rrethojne aty ku flasin - ne Kuvend apo atje ku banojne - nder vila te medha e apartamente super luksoze. Por keta te majme shquhen per dicka te pabesueshme ata jane guximtare e nuk kane kurrfare droje a frike nga turma e votuesve te tyre as kur tingellojne shpotites ne denimin e varferise nga tribunat para degjuesve.
Kesisoj kursi politik radikal nuk eshte i detyruar nga mijera te majtet por nga dhjetra te majmet. Sepse te majmurit eshte si uji i detit sa me shume pi aq me teper te pihet. Ata e duan politiken si kale te dyte tia ciftojne te parit edhe per tu bere me te pasur edhe per ta mbrojtur pasurine me mire. Te majte dhe te majme jane dy qenie te kunderta qe po bashkejetojne ne saj te nje elektorati politikisht ne kaos.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›