E Diel, 1 Nëntor 2026

Ja ku PS-ja ka thene se do te largohen 1 milion vete nga Shqiperia

12-10-2010 / Redaksionale

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama trafikoi dje tym te dendur me nje veprim te paprecedente kur reagoi pas mbylljes se takimit te kryeministrit Berisha me grupin parlamentar te Partise Demokratike. Rama hodhi poshte akuzat se PS-ja inkurajon largimin ne mase te shqiptareve jashte vendit pas liberalizimit te vizave duke thene se ne nuk kemi thene se do te largohen 1 milione vete kemi thene se ne vend ka mbi 1 milion te papune dhe kjo per faj te Sali Berishes.
Me shkurt dhe me qarte po sjellim ate cfare u tha kryeministri Berisha deputeteve te maxhorances ne kete mbledhje. Duhet ti bejme te gjitha keto aspekte teknike te qarta ndonese ne menyre absolute nuk do te kete probleme dhe do faktohet se sa false ishin mesazhet e atyre qe u thane te huajve ketu ne Tirane hiqni vizat dhe do te keni azilante nje milion shqiptare. Absolutisht qytetaret shqiptare do te shkojne si vizitore dhe do te kthehen. Nuk do te jene kurre 1 milion eshte jashte cdo lloj koncepti. Sigurisht Berisha nuk u referohej 1 milion te papuneve te Rames por deklarates se Valentina Leskajt me date 29 prill 2010. Gjate nje takimi mbi politikat e emigrimit deputetja socialiste dhe ish-kryetarja e grupit parlamentar socialist Valentina Leskaj pat kembengulur se per vete kushtet dhe faktoret e ndryshem Shqiperia deri me tani eshte nje vend potencial emigrator pasi ka jashte vendit 1/4 e popullsise ne emigracion te paligjshem dhe te ligjshem.
Ja cka thene me gojen e saj Znj. Leskaj Te gjithe faktoret qe kane bere qe 1/4 e popullsise shqiptare te emigrojne sot jane faktore te lidhur dhe te ndervarur me njeri-tjetrin. Mbeshtetur ne disa te dhena do te thosha qe sot Shqiperia ne radhe te pare per shkak te numrit eshte nje vend me potencial migrator shume te larte. Eumlshte nje vend me potencial te larte sidomos per fryme te popullsise po ta krahasojme me vendet e rajonit pergjithesisht une do te doja ta trajtoja ne te gjithe vendin i bie qe te kete nje fluks gati 3-4 here me te madh. Se dyti besoj se vlen te konsiderohet nje dukuri tjeter ajo vecori qe ka emigracioni shqiptar i cili po shnderrohet them dukuri sepse ka nevoje qe politikat shteterore te adresohen ne vecorine qe po merr emigracioni shqiptar i cili ka tendence ne nje emigracion afatshkurter ne nje emigracion afatgjate nga nje emigracion klandestin ne nje emigracion te ligjshem. Cka do te thote ne Greqi raportet jane 3 me 1 do te thosha raportet e emigracionit te ligjshem dhe te paligjshem ka qene deklarata e drejtueses se PS-se e dates 29 prill 2010. Perpara ketyre fakteve te dokumentuara Edi Rama fyen inteligjencen e qytetareve sepse harron se me date 29 prill 2010 Znj.Valentina Leskaj eshte shprehur me urdher te vete Edvinit se PS mendon se 1/4 e popullsise do te emigroje sapo te hiqen vizat.
Sidoqofte Sali Berisha i eshte referuar kesaj deklarate zyrtare te Partise Socialiste sepse realisht PS-ja po perhap panik jo vetem ne Tirane por edhe ne Bruksel. Edi Rama duhet te na sqaroje se kur Ditmir Bushati ne cilesine e drejtuesit te nje OJQ-je ku punonte u thoshte parlamentareve europiane se hapja e kufijve shqiptare do bente qe shqiptaret do vershonin masivisht ne Europe. Me vone A. Dade thote Nuk futemi dot ne NATO. Pastaj Moz Ruci e Tau Balla deklaronin njekohesisht se kartat e reja jane falsifikuar dhe se ka mbi 70 mije te tilla te falsifikuara etj.
Keto veprime nuk jane thjeshte te papergjegjshme por jane vijueshmeri koherente sabotuese.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›