E Diel, 1 Nëntor 2026

Leka I Zogu uron Kryeministrin Berisha për fitoren e zgjedhjeve parlamentare

Kryeministri Sali Berisha ka marrë një telegram urimi nga Leka I Zogu, me rastin e fitores së mandatit të dytë qeverisës. Në urimin e tij, Leka I Zogu, u shpreh:

Shkëlqesia Juaj

Fitorja Juaj në zgjedhje ishte një gëzim i madh për Ne. Jemi të bindur se qeveria që ju drejtoni do të vazhdojë në rrugën e reformave, të cilat kanë sjellë një ndryshim të dukshëm në Shqipëri.

Atdheut tonë i duhet kontributi i të gjithëve, për këtë arsye Ne ju përshëndesim për veprimin fisnik që keni ndërmarrë, duke bërë koalicion me LSI-në, të drejtuar nga Z.Ilir Meta.

Ju urojmë suksese në punën Tuaj, mbasi interesat e Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve, janë përmbi çdo gjë.

Vëllazërisht Leka I Zogu
Mbret i Shqiptarëve


15/07/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›