Shqipëtarët sot votojnë për Shqipërinë europiane. Jozefina Topalli: Këto do të jenë zgjedhjet e standardeve më të larta që Shqipëria ka pasur ndonjëherë.Ushtroni të drejtën për të votuar për një Shqipëri europiane, Shqipërinë e fëmijëve tuaj
Këto do të jenë zgjedhjet e standardeve më të larta që Shqipëria ka pasur ndonjëherë, tha zonja Jozefina Topalli pasi votoi në qendrën e votimin nr. 306 në Shkodër. Ne mesazhin e saj drejtuar qytetarëve përmes medias ajo tha:
Sot, është një ditë jashtëzakonisht e bukur në të cilën qytetarët shqiptarë të mund të votojnë të lirë për Shqipërinë europiane.
Unë shfrytëzoj edhe këtë moment kaq të bukur në të cilën në fakt qytetarët janë
drejtuar në qendra të ndryshme të votimit, për ti bërë thirrje të gjithëve për të ushtruar të drejtën e tyre të jashtëzakonshme për të vendosur për atë që do jetë e ardhmja e fëmijëve të tyre , për atë që do jetë e ardhmja europiane e Shqipërisë.
Është një ditë në të cilën të gjithë bashkë do të vendosim për një projekt shumë të madh; projektin e ëndrrave tona, projektin europian.
Këto do të jenë zgjedhjet e standarteve më të larta që ndonjëherë Shqipëria ka parë.
Ajo që më bën optmiste është fakti që në qendrat e votimit nëpër fshatra dhe komunat më të largëta, materialet kanë mbërritur në mënyrë shumë korrekte. Sot qendrat e votimit janë hapur që në orën kur ishte përcaktuar, gjë që nuk ka ndodhur ndonjëherë me korrektësi kaq të madhe, me një qetësi kaq të madhe në kohën e duhur.
Për ne kjo është një sfidë që bashkë me shqiptarët po e fitojmë dhe kjo është gjëja me bukur për të cilën kemi punuar dhe kemi synuar; standardin më të rëndësishëm demokratik.
I bëj thirrje qytetarëve që sot janë të gjithëpushtetshëm: Ushtroni të drejtën për të votuar për një Shqipëri europiane, Shqipërinë e fëmijëve tuaj.