E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetarja e Kuvendit, letër urimi zonjës Tsacheva për zgjedhjen e saj si Kryetare e Parlamentit të Bullgarisë.

  Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli uroi sot për zgjedhjen në krye të Parlamentit të Bullgarisë, zonjën Tsetska Tsacheva.   Ju bëj urimet më të ngrohta për zgjedhjen tuaj në këtë post të lartë, shkruan në letrën e saj të urimit, zonja Jozefina Topalli.   Kam bindjen se Asambleja Kombëtare e Bullgarisë do të vazhdojë të japë një kontribut të rëndësishëm  në jetën politike të vendit tuaj, por edhe për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit midis dy vendeve tona.   E nderuar znj. Tsacheva,   Në këtë botë të vështirë dhe komplekse, unë e vlerësoj lart zgjedhjen Tuaj si Kryetare e Asamblesë Kombëtare të Bullgarisë, duke besuar se ky fakt përbën një shembull perfekt të kontributit që gratë mund të japin në debate të ashpra politike.   Në letrën e saj, Kryetarja e Kuvendit shpreh kënaqësinë për të pasur në një vizitë zyrtare në Shqipëri, Kryetaren e re të Parlamentit të Bullgarisë, zonjën Tsacheva. 


   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›