E Diel, 1 Nëntor 2026

Anetari i KQZ-se Zgjedhjet e ardhshme me kete sistem zgjedhor

Hysen Osmanaj komenton per standard opinionin e Venecias per zgjedhjet dhe reformen Formula aktuale e KQZ-se me funksionalja ne keto vite. Problem vullneti politik

Nuk e kemi luksin per te ndryshuar stremin zgjedhor cdo kater vjet. Kjo nuk do te shihej me sy te mire as nga nderkombetaret. Keshtu deklaron ne nje interviste per standard anetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Hysen Osmanaj. Duke komentuar edhe vleresimet me te fundit te Komisionit te Venecias Osmanaj shprehet kunder nje KQZ-je apolitike ndersa argumenton se ne keto vite pluralizem eshte vertetuar me se miri se formula aktuale e institucionit qe administron zgjedhjet eshte ajo me funksionalja. Ai shtoi se forcat politike me te drejtat qe gezojne ne Kodin Zgjedhor aktual jane aktoret dhe faktoret vendimtare qe zgjedhjet te arrijne standardet dhe jo KQZ-ja. Anetari i KQZ-se shpreh kenaqesine edhe qe Komisioni i Venecias mbeshteti vendimin e KQZ-se per te numeruar votat ne kutine e gabuar. Osmanaj shton se reforma zgjedhore duhet te bazohet teresisht ne rekomandimet e OSBE/ODIHR-it per te shmangur edhe problemet teknike te zgjedhjeve te fundit ndersa votimin elektronik e shikon si nje alternative te mire per te garantuar edhe voten e emigranteve.

Zoti Osmanaj si i konsideroni vleresimet e fundit te Komisionit te Venecias per sa u perket zgjedhjeve te fundit

Vleresimet e Komisionit te Venecias dhe te OSBE/ODIHR-it per sa u perket zgjedhjeve te fundit vendore por dhe ato parlamentare une i konsideroj shume te vlefshme per Komisionin Parlamentar qe po merret me reformen zgjedhore. Plotesimi i ligjit elektoral me keto rekomandime dhe opinione do te permiresonte gjithe ato probleme teknike qe u hasen gjate ketyre zgjedhjeve por njekohesisht do te plotesojne dhe disa vakuume apo saktesime ligjore te cilat KQZ-ja me qellim administrimin sa me te mire te procesit zgjedhor i plotesoi me udhezime apo vendime te tij. Plotesimi i Kodit Zgjedhor me keto rekomandime do te ishte nje ndihme e rendesishme per administraten zgjedhore per nje administrim me te lehte te procesit zgjedhor.

Eumlshte vleresim edhe per punen e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve pasi u vleresua si organ qe pergatiti dhe administroi zgjedhjet me profesionalizem personeli i drejtorive te ndryshme te KQZ-se i kreu detyrat pergjithesisht me paanesi dhe profesionalizem vleresime qe u vune ne dyshim ne zgjedhjet vendore per faktin e vetem se KQZ-ja i vleresoi votat e hedhura ne kutine e gabuar per Bashkine e Tiranes.

Ne kete opinion konsiderohet i drejte numerimi i fleteve te votimit te hedhura ne kutine e gabuar edhe pse mungonte nje baze e qarte ligjore. Por rekomandohet gjithashtu qe citoj Kodi shprehimisht te adresoje problemin e votave te hedhura ne kutine e gabuar. Flete votimi te tilla mund te vendosen ne nje grumbull te vecante ne tavoline e numerimit dhe te numerohen pas perfundimit te numerimit te te gjitha kutive. Cila eshte zgjidhja sipas jush

Une e vleresoj qe edhe Komisioni i Venecias e gjykoi te drejte vendimin e shumices ne KQZ gje per te cilin une nuk kam pasur asnje dyshim. Vleresimi i cdo vote te zgjedhesve eshte parim universal e kushtetues ndersa per administraten zgjedhore detyrim ligjor gje te cilen e konfirmoi me vendime edhe Kolegji Zgjedhor. Per mua termi kuti e gabuar nuk eshte gjetje e duhur pasi te gjitha kutite dhe materialet e tjera zgjedhore te KZAZ-ve jane njelloj te siguruara dhe te ligjshme te marra e te dorezuara konform procedurave te percaktuara ligjore nga komisioneret e niveleve te dyta dhe te treta. Sa per informimin tuaj dhe te publikut disa anetare te KQZ-se ishin ne nje vizite studimore per te vezhguar zgjedhjet presidenciale ne Irlande te cilat zhvilloheshin ne te njejten date me nje referendum te pergjithshem per dy ceshtje pra ne qendrat e votimit kishte tre kuti nje per presidentin dhe dy per referendumin. Kolegia Shtjefni pyeti si e vleresoni voten ne kutine e gabuar do te thote voten per president e cila eshte hedhur ne kutine e votimit per referendum ose e kunderta pergjigjja ishte e thjeshte dhe pa asnje shkalle veshtiresie Ne qendrat e votimit nuk ka kuti te gabuara kutite jane tonat i kemi vendosur ne dhe jane njesoj legjitime. Votat per president jane te presidentit dhe i kalojne kandidatit per president ato per referendum i shkojne referendumit.

Vendi yne duke qene tejet i politizuar pasi vijme nga nje sistem ekstremist monist ku mbi gjithcka sundonte politika me nje kulture jo te mire ne zbatimin e ligjit ku mendojme se si te gjejme shtigje per mos ta zbatuar ligjin pa diskutim qe duhet ta vendosim ne kod ate qe votat te vleresohen pavaresisht se ne cilen kuti gjenden. Ndarja e fleteve te votimit ne dy apo kater kuti per kryetar e per keshilla ligjvenesi e ka bere per lehtesi teknike ne numerim e votave por une mendoj ta thjeshtojme problemin duke i hapur te gjitha kutite e QV dhe cuar votat ne kutine e duhur. Ky veprim te shenohet ne regjistrin perkates ose ne nje procesverbal te vecante.

Nje tjeter rekomandim i Venecias dhe OSBE/ODIHR-it eshte dhe riformatimi i komisioneve zgjedhore. Ekspertet sugjerojne largimin nga perberja aktuale e komisioneve zgjedhore te bazuara ne ekuilibrin mes dy partive kryesore drejt nje administrate zgjedhore ku te jene perfshire edhe elemente jopolitike dhe te paanshem. Sipas jush anetaret e KQZ-se dhe te komisioneve te niveleve te dyta dhe te treta duhet te jene politike apo jopolitike

Personalisht do te isha i gezuar te gjejme elemente jopolitike dhe te paanshem per administraten zgjedhore por keta duhet pa tjeter qe te gezojne besueshmerine e forcave politike qe konkurrojne gje e cila eshte e veshtire te realizohet ne vendin tone aktualisht.

Pajtohem plotesisht me opinionin e Komisionit te Venecias se ne Shqiperi eshte veshtire te gjesh element dhe institucione me institucione une kuptoj ato shteterore shoqerine civile dhe gjyqesorin qe propozojne element jopolitik te paanshem dhe te pranueshem nga politika.

Dy rruge jane per organizimin e zgjedhjeve E para zgjedhjet te administrohen nga administrata shteterore Ministria e Brendshme duke ngritur nje administrate zgjedhore jo politike dhe te paanshme e cila me siguri do kontestohet dhe nuk do pranohet kurrsesi nga opozita kujto zgjedhjet e fundit parlamentare ku PS kontestoi komisioneret e propozuar prej saj aktivistet e saj me te besuar ku shumica e tyre ishin dhe ne zgjedhjet vendore.

E dyta zgjedhjet te administrohen nga KQZ-ja si organi shteteror me i larte ku perberja e komisioneve te kete ekuiliber pozite/opozite e jo mes dy partive kryesore. Mos harroni qe ndodh shpesh qe partite e vogla kerkojne me insistim komisioner gjate miratimit te kodit por realisht ne zgjedhje i kerkojne nga dy forcat kryesore PD e PS. Ne kod duhet te caktohen disa afate te sakta per te drejtat e forcave politike ne nderrimin e komisionereve te te gjitha niveleve kohen e propozimit si do te trajnohen si do te zevendesohen kur partite nuk e kryejne detyrim ligjor duke ngushtuar te drejtat e partive politike dhe rritur kompetencat e KQZ-se. Mendoj se komisioneret nuk duhen te pranohen te pa trajnuar dhe te certifikuar nga KQZ-ja. Une pajtohem me mendimin e nderkombetareve qe partite politike gezojne shume te drejta qe demtojne administrimin e zgjedhjeve.

Eumlshte hedhur ideja e nje KQZ-je me gjyqtare. Si e shikoni kete variant

Ka shume ide mendime sugjerime dhe praktika ne vendin tone dhe ate nderkombetare per formatimin apo riformatimin sic thoni te KQZ-se. Une po i referohem praktikes zgjedhore 20 vjecare ku kemi nje eksperience te pasur. Deri ne zgjedhjet e vitit 2000 KQZ-te ishin me afate te caktuara per periudhen zgjedhore me anetare nga te gjitha partite te ekuilibruara pozite/opozite dhe kryetar nga jeta akademike por edhe ato jane kontestuar nga humbesit. Me miratimin e Kushtetutes KQZ-ja u ligjerua si organ kushtetues ku anetaret caktonin nga disa institucione si Parlamenti Presidenti dhe Keshilli i Larte i Drejtesise perseri u kontestua shume nga opozita vezhguesit vendor e te huajt si politik dhe i njeanshem. Me ndryshimet kushtetuese u vendos qe anetaret e KQZ-se te miratohen ne Parlament te propozoheshin nga forcat politike me ekuiliber pozite opozite dhe kryetari te perzgjidhet ne kater kandidatura te propozuara me te drejte nga pozita. Them me te drejte pasi ne cdo vend qeveria mban pergjegjesi per organizimin e zgjedhjeve te lira dhe demokratike.

Po ti analizojme keto modele me te mirat dhe mangesite e tyre rezulton se formatimi i fundit ka realizuar me i pranueshmi ka realizuar transparence maksimale gjate gjithe procesit konkurrence te lire dhe kushte te barabarta per konkurrim elemente kryesore keto per zgjedhje te lira dhe demokratike. Nisur sa me lart une i qendroj mendimit qe kam shprehur para dy muajsh ne AS TV qe edhe anetaret e KQZ-se ti propozoje politika pasi ne bindjen time dhe disa vite ne Shqiperi eshte veshtire te gjesh kandidate apo institucione qe propozojne kandidate jopolitik e te paanshem. Kete bindjen timen ma perforcon dhe opinioni i Komisionit te Venecias te cilit iu referova me lart. Po te kene vullnet te mire politik partite politike i kane te gjitha mundesite te gjejne element me integritet qe kane raport te mire me ligjin duke e vleresuar ate paresor ne cdo vendim dhe veprim pavaresisht se i pelqen apo jo forces politike qe e ka propozuar. Te kete eksperience ne punen ne grup dhe pas betimit mos ti sherbej me partise qe e ka propozuar por zbatimit te ligjit dhe vetem ligjit. Per sa i takon idese se hedhur per nje KQZ me gjyqtare do ju kujtoj dy raste ne zgjedhjet e vitit 2001 ku mandatet e ankimuara u ndane nga Gjykata Kushtetuese kryesuar nga z. Avdiu ishin me te kontestuarat nga politika vendase dhe ekspertet nderkombetar si dhe kontestimi nga opozita i vendimeve te Kolegjit Zgjedhor i zgjedhur me short nga Konferenca e Gjyqtareve gje qe tregon se dhe gjyqesori eshte i kontestuar nga politika.

PD dhe PS duket se kane gjetur gjuhen e perbashket per reformen zgjedhore dhe puna ka nisur nga rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Cilat ishin pikat kritike ne zgjedhjet e fundit te cilat kerkojne patjeter permiresime ne Kodin Zgjedhor

Dy jane pikat me kritike ne nje reforme zgjedhore e para a do ndryshohet sistemi zgjedhor dhe e dyta eshte administrata zgjedhore.

Nuk mund te them ne keto momente se cili eshte sistemi zgjedhor me i mire ai qe kemi pasur mazhoritar me korrektim proporcional i cili mund ti pelqente aktualisht pozites sistemi aktual proporcional rajonal qe mund ti pelqeje opozites sistemi proporcional kombetar qe mund ti pelqeje partive te vogla me lista te hapura apo me lista te mbyllura por jam i mendimit qe nuk duhet te nderhyjme ne sistemin aktual te miratuar ne vitin 2008. Nuk e kemi luksin as nuk eshte logjike qe te nderrojme sistemin cdo kater vjet kjo eshte e pakonceptueshme dhe per nderkombetaret. Po nuk nderhyme ne sistem atehere permiresimet jane te thjeshta jane teknike per nderhyrjet ose plotesimet ne kod duhet tu referohemi rekomandimeve te OSBE/ODIHR-it Komisionit te Venecias rekomandimeve qe mund te kete administrata zgjedhore dhe ekspertet e partive politike. Per sa i takon administrates zgjedhore rregullohet vetem me vullnet te mire politik me konsensus te gjere te forcave politike per zhvilluar zgjedhje te ndershme dhe demokratike. Pa kete vullnet te sinqerte politik sido qe te jete administrata nuk do te realizojme zgjedhje me standarde te larta.

Partite e vogla dolen te pakenaqura nga gara e fundit elektorale dhe kembengulin ne ndryshimin e sistemit zgjedhor. Mendoni se sistemi aktual nuk garantoi nje ndarje te drejte te votave

Jam i mendimit qe ne zgjedhje duhet te dalin te kenaqur cdo zgjedhes aq me teper forcat politike. Une nuk jam i mendimit se sistemi duhet te ndryshoj sa here dalin te pakenaqur nje pjese qe mund te jene parti te vogla apo te medha e rendesishme eshte qe sistemi tu garantoje garim te lire te barabarte transparent fshehtesi te votes shkurt zgjedhje te lira dhe demokratike.

Vota e emigranteve eshte nje tjeter ceshtje per te cilen kembengulin te vegjlit. Cili eshte mekanizmi i duhur qe edhe emigrantet te jene pjese e vendimit per te zgjedhur perfaqesuesit politike

Mendoj se te vegjlit dhe te medhenjte jane te mendimit qe emigrantet duhet te votojne perfaqesite diplomatike te votojne forcat tona te armatosura jashte vendit te votojne por praktikisht eshte veshtire te realizohen duke ngritur qendra votimi jashte territorit dhe te pranuara nga faktori politik. Kjo merr zgjidhje vetem me votimin elektronik.

Votimi elektronik eshte variant i mundshem per zgjedhjet e ardhshme

Kam pasur fatin te jem ne disa trajnime per votimin elektronik dhe kam bindjen se nga ana teknike eshte plotesisht i realizueshem por duhet ne radhe te pare qe faktori politik te kete besim ne proces te jete i pranuar nga i gjithe spektri politik pa te cilin nuk mund te realizohet dhe te pranohet rezultati i zgjedhjeve sido qe te dalin. Do shtoj ate me kryesoren qe pa nje vullnet te mire politik per te realizuar zgjedhje te ndershme te lira dhe demokratike te gjitha sa thashe me lart shumezohen me zero pasi forcat politike me te drejtat qe gezojne ne kodin zgjedhor aktual jane aktoret dhe faktoret vendimtar qe zgjedhjet te arrijne standardet dhe jo KQZ-ja.

Faleminderit per bashkepunimin

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›