E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana me plan te ri urbanistik Bashkia ka nisur punen per hartimin e tij

Plani i ri urbanistik që i ka munguar kryeqytetit prej afro një dekade, pritet të shndërrohet në rregullatorin e kaosit që ka përfshirë qytetin e Tiranës.

Bashkia e Tiranës ka nisur punën për hartimin e tij duke premtuar se brenda 10 muajve, kryeqyteti do të ketë një produkt të gatshëm për zhvillimin urban.

Këshilltari i kryeministrit për çështjet urbane Flamur Kuçi, njëkohësisht edhe pjesëtar i grupit teknik të punës për hartimin e këtij plani, shprehet për “ABC News” se puna ka nisur dhe do të përfundojë brenda afateve.

Deri më sot, Tirana ka patur vetëm studime pjesore të paharmonizuara të cilat nuk e kanë zgjidhur konfliktin artificial mes qytetit dhe qytetarëve, nuk e kanë zgjidhur problemin e trafikut dhe të grackave të tjera me të cilat ndeshen qytetaret e Tiranës, por sipas z. Kuçi, e kanë dërrmuar fushën e urbanistikes gjatë këtyre viteve.

Ky plan që është premtuar të ndërtohet në një frymë të gjerë bashkëpunimi dhe koordinimi edhe me komunat dhe bashkitë rreth Tiranës, synon sipas kreut të bashkisë së kryeqytetit të jetë guri i themelit për zhvillimin urbanistik të Tiranës.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›