E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne Vlore antidroga ve ne pranga 5 persona

Një operacion antidroge ka përfunduar duke vendosur në pranga pesë persona, midis tyre edhe një femër.

Operacioni antidrogë i koduar “Mëngjesi” tek vendi Ura e Drashovicës në Vlorë sekuestroi gjithashtu 33.5 kg kanabis sativa, sasi kjo po përgatitej për t’u hedhur në treg.

Policia e Vlorës doli në një konferencë shtypi ku edhe dha detaje për operacionin antidrogë.

Nga informacioni i deritanishëm mësohet se janë arrestuar; Selman Bitaj, 33 vjeç, Ardian Braka 41 vjeç, Agim Shorajn, 55 vjeç, Salushe Hoxha 25 vjeç, Musa Bedaj.

Gjithashtu policia u sekuestroi këtyre personave 500 euro të gjetura, 2 mln lekë, tre automjete të sekuestrua si edhe 5 celularë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›