E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dalai Lama nuk pritet nga Obama në Washington

Dalai Lama mbërriti ditën e djeshme në Washington. Një turmë e madhë tibetianësh të rinj dhe të vjetër në moshë e pritën me gëzim dhe brohoritje mbërritjen e liderit të tyre shpirtëror i cili ka ardhur për një vizitë 5 ditore në kryeqytetin e SHBA.
Sot Dalai Lamas do t'i dorëzohet çmimi "Lantos", një çmim që iu jepet zakonisht njerzve dhe individëve që kanë kontribute të veçanta në fushën e të drejtave të njeriut.
Takimi i cili u caktua me Presidentin e SHBA, Barack Obama u anulua për shkak se Obama do të takojën në muajin nëntor Hu Jintao, liderin e Kinës komuniste, vend i cili e ka cilësuar figurën e Dalai Lamës si një rebel.
Kjo është hera e parë që prej 18 vitesh që lideri në ekzil i Tibetit, Dalai Lama, nuk pritet në Washington nga presidenti i SHBA.
"Jam shumë i zhgënjyer sepse prisja një qëndrim ndryshe nga presidenti Obama, por nuk ndodhi", tha një tibetian i cili ishte pjesë e turmës që mirëpriti Dalai Lamën.
Kina që në vitin 1950 dërgoi trupat e saj ushtarake në Tibet duke ushtruar edhe dhunë mbi popullin e pambrojtur tibetian detyroi asokohe Dalai Lamën e detyroi të largohej dhe krijoi një qeveri në ekzil. Negociatat për bisedime, mes Dalai Lamës dhe autoriteteve kineze u ndalën vitin e kaluar, duke provokuar edhe dhunë në Tibet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›