VV-ja synon planifikim më të mirë të transportit publik

Sot, aktivistët e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë organizuan aksion nëpër të gjitha stacionet e trafikut urban, duke vendosur kështu hartat me linjat e autobusëve urban.
Gjatë këtij aksioni, Shpend Ahmeti tha se VETËVENDOSJE! synon ndryshimin në Prishtinë, përmes planifikimit më të mirë të shërbimeve për çdo qytetar lagje më lagje. Ai tha se plani i ri i trafikut urban do të jetë me shtrirje në çdo lagje, me orar të saktë dhe të parashikueshëm, me kosto të përballueshme, me prioritet në trafik si dhe me cilësi e pastërti.
“Kemi filluar që ta prezantojmë edhe planin për transformimin e trafikut në Prishtinë, që fillon prej gjërave të vogla. Këto sigurisht që do të jenë shumë më të detajuara kur ta marrim qeverisjen në Prishtinë. Do ta kemi trafikun urban që ka shtrirje në çdo lagje. Do të ketë kosto të përballueshme për qytetarin. Për ata që nuk do të kenë mundësi, transporti publik do të jetë falas. Transporti urban do të ketë prioritet në trafikun e Prishtinës”, theksoi Ahmeti.
Sipas VV-së, transporti publik në Prishtinë do të reformohet me këto parime:
- Plani i ri me shtrirje në çdo lagje
- Orari i saktë dhe i parashikueshëm
- Kosto e përballueshme për çdo qytetar, përfshi transportin falas për grupet e ndjeshme
- Prioritet në trafik
- Cilësi dhe pastërti
Harta e linjave të autobusëve të trafikut urban në Prishtinë
1 - Fakulteti Teknik - Fushë Kosovë
2 - Fakulteti Teknik - Kastriot
3 - Ambulanca Bregu i Diellit - Vëllezërit Fazliu
3A - Princi i Arbërit - Lagjja Mati 1
3B - Spitali i Qytetit - Bardhosh
4 - Pishina e Gërmisë - Shkolla Iliria
5 - Shkolla Gjin Gazulli - Ambulanca Bregu i Diellit
6 - Lagjja Arbëria - Arkivi i Kosovës
6A - Varrezat e Qytetit - Tregu me shumicë
7 - Shkolla 7 Marsi - Kolovica e vjetër
7A - Rrethi Kryesor - Vreshtat 7B - ETC Zona industriale - Llukarë
8 - Spitali i Qytetit - Butofc
9 - Pishina e Gërmisë - Xhamia e Matit
10 - Rrotull qytetit - Hajvali