Vriten 54 militantë në Pakistan
Forcat pakistaneze kanë vrarë 54 kryengritës të dyshuar, gjatë sulmeve ajrore të ndërmarra në veriperëndim të Pakistanit, ku gjatë ditëve të kaluara janë vrarë me dhjetëra militantë, kanë njoftuar dje zyrtarët pakistanezë.
Gjakderdhja e re konfirmon intensitetin e ofensivës së ushtrisë, e cila po tenton të çrrënjosë kryengritësit talebanë në Orazkai, pjesë e rajoneve fisnore në brezin kufitar me Afganistanin, ku besohet se janë strehuar shumë militantë, të cilët janë arratisur nga ofensiva e ushtrisë në jug të Pakistanit.
SHBA-ja ka mbështetur përpjekjet e Pakistanit për të çrrënjosur militantët, të cilët po shfrytëzojnë rajonet fisnore, për të ndërmarrë sulme kundër Islamabadit dhe kundër forcave perëndimore në Afganistanin fqinj.
Vrasja e 54 militantëve në Orazkai pasoi pas vrasjes së 18 militantëve të dyshuar në qytetin Baizoti, ka deklaruar zyrtari lokal, Samillah Khan. Khan theksoi se kryengritësit janë sulmuar, pasi që kanë hyrë në Orazkai nga rajoni fisnor Khyber.
Pakistani operacionin në Orazkai e ka filluar në mes të marsit dhe deri me tani si pasojë e këtij operacioni janë vrarë 350 militantë. Edhe rajoni tjetër fisnor, Kurram, ka përjetuar deri me tani luftime të ashpra mes dy palëve. (AP)