BE-ja përtej Bosforit

Presidenti i BE-së, Herman van Rompuy, u shpreh se me fillimin e negociatave për anëtarësimin e Turqisë, BE-së i është krijuar mundësia t'i shtyjë kufijtë në anën tjetër të Bosforit.
"Kur në vitin 1999 u vendos hapja drejt Turqisë, dihej që ky vend shtrihej si në Evropë ashtu edhe në Azi. Me fillimin e negociatave, Bashkimit Europian iu dha mundësia t'i transferojë kufijtë e tij në anën tjetër të ngushticës", tha Van Rompuy në intervistën për gazetën spanjolle El Pais.
Gazetarët spanjollë i rikujtuan presidentit me origjinë flamane të BE-së se përpara ardhjes në postin aktual ai ishte kundër anëtarësimit të Turqisë në Union dhe e pyetën atë nëse ka ende apo jo të njëjtin mendim.
Van Rompuy u përgjigj se negociatat e filluara në vitin 2005 kërkojnë kohë dhe se nuk është marrë ende një vendim lidhur me temën në të çojnë apo jo këto negociata në anëtarësimin automatik.
"Këtë vendim çdo vend anëtar është i detyruar ta marrë vetë. Duke u nisur nga posti im aktual, nuk mund të manifestoj një qëndrim të caktuar", përfundoi Van Rompuy. (AP)