Kryeministri Thaci në Romë për Forumin K. Montana
Kryeministri kosovar Hashim Thaci është ftuar të marrë pjesë në forumin e Krans Montana që do të zhvillohet në Romë të Italisë. Gjatë vizitës, kryeministri Thaçi pritet të zhvillojë takime me përfaqësues të shteteve të cilët nuk e kanë njohur Kosovën.
ROME-Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ndodhet për vizitë në kryeqytetin italian Romë. Ai është ftuar të marrë pjesë në konferencën vjetore të Akademisë së Paqes, të organizuar nga Forumi i Krans Montanës. Gjatë vizitës, kryeministri Thaçi do të zhvillojë edhe takime bilaterale me përfaqësues të lartë të shteteve anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike, shteteve afrikane dhe shteteve evropiane, të cilat akoma nuk e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.
(s.g/BalkanWeb)