Sipas një ministri serb, Kosovës nuk i kanosen konflikte të armatosura
BEOGRAD-Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Dragan Shutanovic, në një intervistë për javoren austriake “Profil” ka thënë se, nuk beson se Kosovës i kanosen konflikte të armatosura. Ai megjithate ka shtuar se mund të ndodhin disa incidente të vogla sporadike.
Ministri serb ka theksuar se nuk që vendimi i vendeve të rajonit për njohjen e Kosovës nuk kontribon në stabilitetin e rajonit dhe nuk do ta përshpejtojë integrimin e tyre në Bashkim Evropian.
“Nëse kjo është kaq e thjeshtë, atehërë ato tashmë do të ishin pjesë të BE-së”, ka theksuar Shutanovic.
(d.b/BalkanWeb)